Vlorë-Shkodër, asgjësohen rreth 2 mijë bimë hashashi, nën akuzë edhe dy gra të moshuara

anazapta

Policia e Vlorës asgjësoi dje 380 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa në pjesën verilindore të malit të Kamenicës, buzë lumit Vjosë dhe në fshatin Penkovë të komunës Vllahinë, në një zonë të pyllëzuar me pisha, gjithsej 4 parcela. Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 81-vjeçarja Zenepe Meminaj banuese në fshatin Trevllazër, që iu gjetën 80 rrënjë hashashi dhe e afërmja e saj Fatime Meminaj, 62 vjeçe, banuese në fshatin Hadëraj, që iu gjetën 25 bimë narkotike. Kurse në Shkodër u zbuluan 14 parcela të tjera me 1543 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, në vendet e quajtura fshati Mazrrek dhe fshati Shpor, komuna Gur i Zi. Pas lokalizimit dhe zbulimit të parcelave, është kryer shkulja e tyre dhe djegia me zjarr. Po hetohet për autorët e kultivimit të drogës në zonën e pyllëzuar, të regjistruar si shtetërore. Po kështu u ndalua nga kjo polici edhe Denis Shabaj, 19 vjeç, banues në fshatin Rrapsh, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij, iu kap një armë zjarri pistoletë dhe targat ishin false.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *