Shkon për të peshkuar në det, vdes 62-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës , rreth orës 01.05, ku në Spitalin e Himarës ka mbërritur i vdekur shtetasi Pirro Ymeraj, 62 vjeç, banues në Vlorë.
Burimet policore bëjnë me dije se shtetasi në fjalë ka qenë për peshkim në plazhin e Porto-Palermos bashkë me djalin e tij. Në këto moment, dyshohet se 62-vjeçarit dyshohet se i ka ndaluar zemra dhe ngjarja është cilësuar si vdekje për shkaqe natyrale.
Sipas ekspertizës nga këqyrja që i është bërë trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Pavarësisht kësaj, policia po vijon për dokumentimin e plotë të ngjarjes
