Vlorë, shpërthen bombola e gazit, lëndohet 61-vjeçarja

redaktor

Një 61-vjeçare është djegur sot në lagjen “Isa Boletini” të Vlorës. Policia e Vlorës ka shkuar menjëherë në vendngjarje, në shtëpinë e shtetases 61-vjeçare T.L. të ndodhur në lagjen “Isa Boletini”, aty ku është konstatuar marrja flakë e bombolës së gazit dhe plagosja me djegie të lehtë e pronares.

Shtetasja e lënduar është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore, nga ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 e 35 të mëngjesit të kësaj të diele, ndërsa dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht për shkak të rrjedhjes së gazit.

E pranishme në vendngjarje ka qenë edhe një zjarrfikëse, e cila ka mundur fikjen e flakëve të zjarrit, por edhe mbylljen e bombolës pa shkaktuar probleme të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *