Një i moshuar ka mbetur i plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në lagjen “Partizani” në Vlorë.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa i moshuari është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje për të vënë nën kontroll flakët.
