Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim, i cili akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj vëllait të tij. Në pranga ka rënë Vullnet Zekaj, 36 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi u krye në banesën e tij në lagjen “24-Maji”, pasi ky shtetas më datë 02.052015, ka tentuar të vrasë me mjete të mprehta (thikë), vëllain e tij shtetasin T.Z, i cili është dëmtuar dhe ka marrë mjekimin e duhur në Spitalin Rajonal të Vlorës, duke qenë jashtë rrezikut për jetën.
Tashmë 36-vjeçari i arrestuar do të akuzohet për veprën penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare të mbetur në tentativë”.
