Vlorë, trafikonte 648 kg drogë Lazarati në 2006, ekstradohet

redaktor

Interpol Tirana ekstradoi dje nga Italia, të kërkuarin Pelivan Mehmetaj, 53 vjeç, banues në Selenicë të Vlorës. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, më 18 shkurt 2008, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, për “prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “grupim i strukturuar kriminal”, kurse Apeli e ka dënuar përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burg në mungesë. Më 16 korrik 2006, Mehmetaj bashkë me oficerët e policisë Y.K., G.B., dhe E.N., si shofer, kanë transportuar nga Gjirokastra për në Borsh, një sasi prej 648 kg hashash.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *