Vlorë, tre ditë pas dhëndrit e gruas, vdes edhe 76-vjeçari

anazapta

Shkon në tre numri i viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e 22 prillit në aksin rrugor Levan-Vlorë. Sipas burimeve të policisë, ka ndërruar jetë edhe 76-vjeçari Perlat Godaj, personi i tretë që udhëtonte me mjetin fuoristradë “Rover”, me targë DR0592E, i cili doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe përfundoi në një kanal. Në aksident humbën jetën 74-vjeçarja Bexhete Godaj dhe dhëndri i saj Robert M., 45 vjeç. Të tre ktheheshin nga Vlora për në Durrës, kurse shkak ka qenë shpejtësia e madhe.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *