Vlorë, tre në pranga për zjarrvënie

anazapta

Tre persona janë arrestuar sot në Vlorë me akuzën për zjarrvënie të qëllimshme. Besnik Kaca, Gentian Alliu dhe Besmir Moli janë vënë në pranga pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin ditën e djeshme, rreth orës 15:00, në Himarë, kanë djegur një sipërfaqe toke merreth 20 rrënjë ullinj në pronësi të shtetasit P. Z.

Gjithashtu po ditën e djeshme ka filluar procedimi penal për ”Shkatërrim prone me zjarr” në ngarkim të shtetasit Niko Fatos Guma, lindur dhe banues në Himarë, pasi ka djegur një sipërfaqe prej 200 m² toke kullotë në pronësi të tij.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *