Vlorë, u akuzua për lejen e kompleksit “Jon”, Zoto i pafajshëm

redaktor

Ish-shefi i Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës, Odhise Zoto, që u akuzua për miratimin e planit për ndërtimin e kompleksit “Jon” në det, u shpall i pafajshëm nga gjykata. Vendimi është dhënë dy ditë më parë, ku Zoto është deklaruar i pafajshëm për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Ish-zyrtari ishte dhe njëri nga dëshmitarët në procesin “Gjika”, për të cilin u dha po pafajësi. Prokuroria kërkoi dënimin me 2 vite burg të Zotos, pasi kishte shkelur ligjin për Urbanistikën dhe planin rregullues. Avokati i Zotos tha se klienti i tij e kishte kundërshtuar ndërtimin e kompleksit “Jon”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *