Vlorë, vdes në spital vajza që u hodh nga pallati, la letër

anazapta

Ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të qytetit të Vlorës, 26-vjeçarja e cila ra nga pallati mbrëmjen e së shtunës. Burime nga spitali rajonal konfirmuan se vajza me inicialet V. A., e cila u raportua mbrëmë se ra aksidentalisht nga kati i 8-të i pallatit, ndërroi jetë ditën e djeshme. Kurse hetimet e kryera deri tani flasin për një akt flijimi, pasi e ndjera vuante nga depresioni dhe dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia. Ngjarja ndodhi në orën 21:00, kur vajza ndodhej në banesën e tezes së saj, në lagjen “29 Nëntori”, ndërsa ka lënë dhe një letër para se të ndërmerrte aktin.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *