Një tjetër krim në familje është parandaluar sot. Burime nga policia e Vlorës bëjnë të ditur se është arrestuar Ervis Zaçe, 26 vjeç, i cili ka qëlluar me thikë të vëllanë, F. Zaçe, 16 vjeç. Nuk dihen arsyet për të cilat ka nisur konflikti i dhunshëm mes dy vëllezërve, por ndërhyrja e policisë ka shmangur një tjetër vrasje brenda familjes. Aktualisht, 16-vjeçari i plagosur ndodhet në spital në gjendje të rëndë, për shkak të një plage në kraharor. Ndërsa policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
