Kur ka kaluar tashmë më shumë se 1 muaj nga atentati me eksploziv C4 ndaj ndërtuesit 41-vjeçar Isuf Brahimaj në qytetin e Vlorës, policia ende nuk ka identifikuar asnjë person si autor të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Nga 28 gushtit e deri tani, janë marrë në pyetje më shumë se 30 persona që mund të kenë dijeni për krimin, ose si të dyshuar, por pas disa orësh janë lënë përsëri të lirë. I vetmi zhvillim i ri nga gjithë kjo histori, është përmirësimi i gjendjes shëndetësore të 19-vjeçares Ornela Gjini, e cila ka dalë nga rreziku.
