Një 50-vjeçar është vrarë sot në fshatin Gjon të Vlorës. Sipas të dhënave të para, Nuri Seferi, 50 vjeç, është vrarë me armë zjarri nga kushëriri i tij, Çerçiz Seferi.
Mendohet që konflikti i 50-vjeçarit me autorin e ngjarjes ka nisur për një çështje pronësie. Seferi është nisur menjëherë për në spital, por ka ndërruar jetë pa mbërritur atje, për shkak hemorragjisë nga plaga e marrë.