Vlorë, zbulohen parcela me 350 bimë hashashi në dy fshatra

anazapta

Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 350 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa gjatë ditës së djeshme. Lënda narkotike me gjatësi 2 metra u zbulua në 2 fshatra të ndryshëm, përkatësisht në fshatin Penkovë, rreth 225 bimë dhe 125 rrënjë të tjera u zbuluan në fshatin Vajzë. Kultivimi i saj ishte kryer pranë një toke në pronësi publike. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë dhe po hetohet për identifikimin e autorëve. Gjatë këtij sezoni policia e këtij qarku ka asgjësuar më shumë se 60 mijë bimë narkotike të mbjella.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *