Vlorë/Arrestohet çifti i bashkëshortëve, shfrytëzonin një grua për prostitucion

redaktor

Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme në policinë e Vlorës, pas një pune hetimore 2 mujore, kanë bërë të mundur dokumentimin dhe arrestimin në flagrancë të 3 personave që akuzohen për shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtja lokali për ushtrimin e prostitucionit.

Të arrestuarit janë :

  1. Eqerem Ibrahimi, 62 vjeç, banues në Vlorë.
  2. Ylmie Ibrahimi, 58 vjeç, banuese në Vlorë.
  3. A. H., 44 vjeç, banuese në Vlorë.

Sipas policisë, Eqerem dhe Ylmie Ibrahimi, bashkëshortë me njëri-tjetrin si dhe pronarë të lokalit “Sea” në lagjen “1 Maji” përballë vendit të quajtur “Ish-fabrika e llampave”, kishin krijuar kushtet për ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale për qëllime përfitimi, duke shfrytëzuar shtetasen: A.H., për ushtrimin e prostitucionit kundrejt shumës së parave prej 3 mijë lekësh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *