Inspektoriati Ndёrtimor Urbanistik Kombёtar do tё nisё nesёr nё mёngjes prishjen e ndërtimeve nё lagjen Kushtrimi, nё dy krahёt e rrugёs Transballkanike. Mjetet e INUK do tё shembin njё numёr tё konsiderueshёm objektesh, mbi 100 tё tilla.
“Inspektorёt e INUK kanё bёrё prej ditёsh lajmёrimet pёr qytetarёt tё cilёt janё prekur nga ky vendim, pёr tё marrё masat e tyre me qёllim lehtёsimin e punёs. INUK kёrkon bashkёpunimin dhe mirёkuptimin, jo vetёm nga banorёt e lagjes “Kushtrimi”, por edhe nga gjithё qytetarёt e Vlorёs.
Pavarёsisht çdo nxitjeje politike qё nuk ka munguar deri tani, apo aksioni politik qё mund tё jetё paramenduar, INUK do tё vijojё punёn e planifikuar pa ndryshuar asgjё nё axhendёn e tij operacionale. Pёrveç ndёrhyrjes nё kёtё zonё, INUK ka planifikuar edhe disa operacione Brenda qytetit tё Vlorёs pёr lirimin e hapёsirave publike nga objektet e paligjshme”, thuhet në njoftimin e INUK-ut.
Ndërkohë, për të disatën ditë në protestë, banorët e kësaj zone bllokuan këtë të dielë rrugën e Skelës duke kërkuar që shtëpitë e tyre të cilat janë në proces dhe ende të palegalizuara, të shpronësohen.
Protestuesit paqësore i janë drejtuar me thirrje të shumta qeverisë, duke u shprehur se janë banorë prej 50 vitesh të kësaj lagjeje në qytetin e Vlorës.
“Shtëpia jonë, jeta jonë”; ‘Mos ktheni ‘97’; “Zoti Kryeministër mos i kthe nënat shamizeza”, janë disa nga thirrjet e banorëve .

Vlonjatete ne ,97 moren armet per te rrezuar ate qe shpartalloi shtetin,qe u vodhi parate etj.Po sot ata po dalin per te kerkuar qe shteti te mos beje punen e vet!Cudi si cdo cudi shqiptare!…Dhe a e dine ata qe perseri shkaktar eshte po ai i ,97-s?Po,se drejtimi i tij pasi rierdhi ne pushtet pikerisht kete synonte,te linte sherre mbrapa pasi te kishte ikur nga pushteti.
Se pari vlonjatet e gjithe shqiptaret duhet te reflektojne qe lejuan rikthimin e Berishes ne pushtet,te izolojne shkaktaret e fatkeqesive te popullit e pastaj te vendosin u duhet apo nuk u duhet SHTETI.Nje here e hengren me fajdet,por prap me ndertimet,besoj se kesaj radhe jane vete fajtore,jo vetem ata,por te gjithe qe kane shkelur ligjet,ne ndertim,energjitike,arsim,shendetesi etj.Pa bere shtetin dhe pa pranuar pasojat e gabimeve nuk ka Shqiperi Europiane!
Mos pritni shume vlora bejani 97 Saliun e keni gati bile po ferkon duart dhe po organizon banditet….bisedoni me Shpetim Gjiken per vend varrezash…si e keni mendjen vetem per heroizma mor njerz me bisht, ja keni pare hajrin atij viti te helmuar bejani nje telefon Zan Caushit te dali tek ura e Mifolit, te ruhet nga uji. Mblidheni durimin mor njerz vendosni ne pune mendjen se forca eshte e fundit
Ky lloj shteti nuk po vendos ligjin por po imponohet me dhune. Banoret nuk po kundershtojne respektimin e ligjit por marrjen e kompensimit. Eshte kriminale tu prishesh shtepite pa demshperblyer banoret me koston reale te pronave.