“Gjithçka filloi me një video”, Ballkani në darën e protestave

Bora Basholli

Gjithçka filloi me një video të postuar në rrjete sociale: një regjistrim sekret i vitit 2016, që duket se tregonte një oligark të njohur vendas duke i dhënë një zarf me para një bashkëpunëtori të Milo Gjukanoviçit, udhëheqësit të Malit të Zi.

Biznesmeni i njohur, ish-mik i ngushtë i presidentit Gjukanoviç, e publikoi videon në fund të vitit të kaluar si hakmarrje ndaj akuzave të ngritura kundër tij për mashtrim dhe pastrim parash, të cilat u bënë shkak që ai të ikte në Londër për t’iu shmangur ndjekjes penale.

Biznesmeni Dushko Knezeviç publikoi gjithashtu një seri dokumentesh që akuzonin presidentin dhe partinë e tij në pushtet për korrupsion, nepotizëm dhe shpërdorim të detyrës, duke pretenduar se i ka dhënë miliona dollarë Gjukanoviçit dhe partisë së tij në pushtet.

Çështja “Zarfi” ka shkaktuar protesta të shumta kundër zotit Gjukanoviç, për të kërkuar dorëheqjen e tij, pas pothuajse 30 viteve në pushtet.

Demonstratat anti-qeveritare në Mal të Zi vijnë ndërkohë që protesta të ngjashme po zhvillohen edhe në Serbinë dhe Shqipërinë fqinje, ku demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e udhëheqësve që ata i akuzojnë për sundim autokratik dhe korrupsion, megjithë premtimet e këtyre udhëheqësve se do t’i fusin vendet përkatëse në Bashkimin Evropian.

Shpërthimi pothuajse i njëkohshëm i lëvizjeve të forta anti-qeveritare në rajon ka bërë që të flitet për një “Pranverë Ballkanike”, si vala e protestave dhe revolucioneve që përfshinë botën arabe në vitin 2010.

Edhe pse asnjëra nga protestat e deritanishme nuk ka arritur të rrëzojë udhëheqësit e Ballkanit, ato kanë inkurajuar një rezistencë qytetare dhe kanë tronditur kontrollin e tyre të fuqishëm mbi pushtetin apo mbështetjen që u vjen nga Perëndimi.

Në Malin e Zi, zoti Gjukanoviç është përballur prej kohësh me akuza për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Videoja e fundit shihet si goditja më serioze ndaj qeverisjes së tij të deritanishme.

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Associated Press, zoti Gjukanoviç i mohoi akuzat, duke thënë se pas protestave qëndrojnë partitë opozitare pro-ruse dhe “faktorët e huaj”, edhe pse protestat zyrtarisht drejtohen nga grupe qytetare.

Zoti Gjukanoviç la të kuptohet se protestat kanë për qëllim çarmatosjen e udhëheqësve pro Bashkimit Evropian dhe largimin e Ballkanit nga Perëndimi në favor të lidhjeve më të ngushta me Rusinë.

“Unë mendoj se kjo në thelb nuk është një lëvizje “pranverore”, por një lëvizje e zymtë vjeshte,” tha ai. “Bëhet fjalë për të mos lejuar që Ballkani të bashkohet me BE-në.”

Organizatorët e protestës në Mal të Zi këmbëngulin se demonstrimet përfaqësojnë një lëvizje të sinqertë qytetare pa ndonjë ndikim të huaj. Tubimet e tyre të përjavshme kanë tërhequr mijëra njerëz dhe janë më të mëdha në vite.

“Shkaku ishte ai zarf që u dha nga një biznesmen… me qëllimin për të blerë votuesit në zgjedhjet parlamentare të 2016-s, thotë Dzemal Peroviç, organizator i protestave në kryeqytetin malazez.

“Qëllimi ynë është ndryshimi i regjimit”, tha ai. “Një tranzicion paqësor nga një regjim i korruptuar që ka qenë në pushtet prej 30 vitesh dhe që i ka fituar zgjedhjet përmes ryshfetit dhe manipulimit.”

Që kur erdhi në pushtet në fund të viteve 1980, “Car Milo-ja”, siç quhet zakonisht në Malin e Zi, ka qenë president, kryeministër apo udhëheqës i partisë falë kalimit nga njëri post në tjetrin. Por ai ka qenë gjithashtu një aleat i rëndësishëm i Perëndimit në kundërshtimin e ndikimit rus në rajon dhe, para kësaj, në shkëputjen nga njeriu i fortë i Serbisë, Slobodan Milosevic gjatë luftrave të viteve 1990.

Edhe në Serbi, presidenti populist Aleksandar Vuçiç e portretizon veten si udhëheqës pro-evropian, ndërkohë që përballet me akuza për frenimin e lirive demokratike dhe të mediave në vend. Tensionet politike u rritën muajin e kaluar kur protestuesit hynë në ndërtesën e televizionit shtetëror të zemëruar ndaj raportimeve të këtij stacioni, që ata thonë se është i njëanshëm.

Demonstruesit po kërkojnë dorëheqjen e zotit Vuçiç, zgjedhje të lira dhe më shumë demokraci. Ata kanë planifikuar një tubim të madh javën e ardhshme në Beograd.

Edhe Presidenti Vuçiç është përpjekur të minimizojë rëndësinë e protestave si një përpjekje e opozitës për të marrë pushtetin me forcë, ndërsa mediat pro-qeveritare i kanë quajtur udhëheqësit e opozitës si vegla të të huajve.

Në Shqipëri, partitë e opozitës vazhdojnë të protestojnë në rrugë që nga mesi i shkurtit, duke bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe për zgjedhje të parakohëshme. Opozita e qendrës së djathtë akuzon qeverinë e majtë socialiste të kryeministrit Edi Rama për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar, akuza që qeveria i ka hedhur poshtë.

Protestat kanë qenë të dhunshme. Përkrahësit e opozitës disa herë janë përpjekur të hyjnë në ndërtesat e parlamentit ose të qeverisë në Tiranë ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe pompat e ujit për t’i shpërndarë.

“Tipar i përbashkët i të gjitha këtyre protestave është se njerëzit janë të pakënaqur me regjimet shumëvjeçare dhe të korruptuara, është zemërimi i grumbulluar për vite, në mos për dekada me radhë,” thotë analisti politik malazez Stevo Muk.

 

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • kjo don te thote qe,njerezimi po behet koshient qe me kete lloj sistemi kapitalisto-mondialist nuk hecet me.
    E protestat kane shperthyer ne tere europen perendimore,FRANCE,BELGJIKE,GJERMANI,ITALI ku kerkohte shenderrim total i sisteme ve aktuale zhvilluese sociale.
    Pra politika duhet te marri nje forme direkte me nagazhimin e popullit ne te,ne emancipimin e popullit me te,ku ligjet nxirren nga populli,çfuqizohen nga populli politikane apo funksionere qe hecin kundra interesave te pergjitheshme popullore dhe publike.
    Koha do tregoje se deri ku do realizohet Demokracia Evolucioniste mbi principn POPULLI,per POPULLIN,nga POPULLI dhe me POPULLIN.
    Pra RFERENDUMI I INISIATIVES POPULLORE!!!

  • Levizjet e protestave ne Ballkan jane kunder ca klikave te deshtuara ne qeverisje. Nuk kane fare lidhje me pengimin e Ballkanit per anetaresim ne BE. Ka qene vete BE qe nuk e ka anetaresuar Ballkanin atje, por e ka perdorur si parcele eksperimentale ku ka provuar hibride qeverisese qe kane rezul;tuar krejt te deshtuara. Keto qeveri te deshtuara perpiqen te mbulojne deshtimin e tyre duke lepire bythen e zyrtareve te Brukselit. Kunder keta kane popujt ballkanike qe nuk i durojne me qeverisjet e deshtuara vetem se tundin flamurin e Brukselit. Ka deshtuar politika e Brukselit ne Ballkan. Kane deshtuar eksperimentet e Brukselit ne Ballkan. Ky deshtim nuk fshihet dot me etiketime qesharake si “nderhyrja e Rusise per….te penguar anetaresimin e Ballkanit ne BE”.
    Eshte Brukseli pengesa e Ballkanit per tu bere pjese e BE.

  • VOA d.m.th. Elez Pis Biberaj ja ka futur kot, pra ja ka futur pordhes si perhere edhe kesaj rradhe per Shqiperine.
    Ne Shqiperi nuk ka proteste nga njerez te “pakeaqur”, por nga nje grup i mirepaguar (zjerrevenes dhe hedhes ne ere te shtyllave te tensionit te larte etj,) nga Saliu, i cili per te ruajtuar veten dhe familjen e tij nga vjedhjet dhe vrasjet politike te bera nder vite, kerkon te mos krijohet SPAK etj, te mos behet drejtesi per per krimet e se kaluares dhe vendi te jete sa me larg BE.
    Para dy vitesh te gjithe e pane LIVE ne cdo Tv ne Lezhe ne fushaten e vitit 2017, ne prani te te hadutit me bllok ne dore Like Floriri me detyre President, kur Tusha i Partise se tij LEsh e Li i zgjedhur per deputet i dorzonte ZARFIN te mbushur me PARA ne krimineli te te LSI dhe askush nuk tha nje gjysem fjale edhe nga VOA i Elez Biberajt e jo me, te behej proteste.
    Mbylle squpin o Elez Biberaj, o antishqiptar, perkrahes i kahershem i Serbit Sali Kar-axhic, mikut te ngushte i Slobodan Miloshevicit.

  • Protestat ne thelb jane te iniciuar nga rusia sigurisht kane gjet nje shkak Korrupsionine ! I pranishem po thuajse ne gjithe Lindjen ish komuniste !
    Por ktualusht qeverite ballkanike qe I kane pushtetin kane disa dallime te pakten Shqiperia !
    Ne se flasim per korrupsion Ati I korrupsionit ne Shqiiperi eshte pikerisht Opozita Protestuesit e saj jane militant copa mishi qe kane influencen e lidereve te PD LSI bashkepuntore me planet Ruse ne Ballkan Kjo duket shume e qart !eshte e lexueshme ! Sepse pikerisht bejn protest kunder korrupsionit ata qe I themeluan Korrupsionin ! Rusia duke njohur etjen per pushtet te opizites ka gjet rastin me te mire te mbeshtes opoziten ! Ruset nuk duan stabilitet ne Ballkan sepse po shikojne gjithmone e me shume influencen Amerikane te pakten per Shqiperine dihet qe eshte e gjitha pro Amerikane !
    Kjo nuk I intereson ruseve !
    Shpresojme qe me bdihmen amerikkaneve shqipraret te vendosin se pari Drejtesine e vertete kunder I politikaneve shqqiprar te korruptuar qe per para shesin gjithshka edhe interesat e popullit te tyre
    Politikanet shqiiptar te teanzicionit jane anti europian jane pa moral pa dinjitet
    Tradhtojne jane te pabesueshem pa integritet
    Jane te shkeputur nga populli shqiptar I cili ka aspiruar per demokeaci europiane dhe amerikane !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *