VOA: Detajet e hetimit, tre nga akuzat për Llallën nuk janë përfshirë

redaktor

Në Shqipëri, Prokuroria e posaçme antikorrupsion, SPAK, ka mbyllur hetimet ndaj ish kryeprokurorit Adriatik Llalla duke i komunikuar atij akuzën vetëm për “mosdeklarim të pasurisë”.

Hetimi ndaj ish kreut të Prokurorisë së Përgjithshme, tanimë i pandehur, nisi dy vjet më parë.

Zoti Llalla, u dyshua për të paktën katër vepra penale, që nga mosdeklarimi i pasurisë, te mosdeklarimi i të hollave në kufi, shpërdorimi i detyrës dhe pastrimi i parave.

Por në përfundim të hetimeve tre prej këtyre akuzave duket se nuk janë arritur të provohen, dhe gjithshka është reduktuar te mosdeklarimi i pasurisë, i konsideruar më shumti një kundravajtje penale që dënohet nga gjobë deri në 3 vjet burgim.

Sipas procedurës , kërkesa për gjykim e SPAK-ut do të duhet të vlerësohet nga gjykatësi paraprak i cili do të vendosë hapjen ose jo të procesit.

Zoti Llalla u largua nga detyra në përfundim të mandatit në dhjetor të vitit 2017.

Pak muaj më pas, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se i kishte ndaluar atij dhe familjes së tij, hyrjen në Shtetet e Bashkuara, duke shpjeguar se Sekretari i atëhershëm i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.

Nga viti 2017 janë afro 170 zyrtarë dhe ish zyrtarë të cilëve u është mohuar ose revokuar viza për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të dyshimeve për përfshirjen e tyre në akte korrupsioni

 

*****

Marrë nga VOA shqip

 

 

 

Share This Article
10 Comments
  • Po parate ne Gjermani, a nuk jane provuar ?! Drejtesia e Re
    po eci me keto paterica e ka kot , me mire te japin dorehe-
    qjen se sa te futen ne ” Listen e Zeze” te SHBA . .. ! C’jane
    keto standarte, zoterinj ?!.Ky eshte turpi botes. Nese nuk
    provohen pune e hetuesise eshte te filloje nga e para per
    t’i provuar dhe jo te thote s’ka prova..,..Korruptuar !, Vettingu s’paska bere gje fare..,.!! Nje milon here turpi botes !!

  • Te shpresosh qe ky Spak te vendos zbatimin e ligjit !!?? E mbrojten kolegun e tyre, cfare do te thote kjo? Po te ishte Llalla amerikan me kaq do tja hidhte? Per cfare drejtesie flasim!!

  • Llalla o morracak po c te duhej o derdimen qe njoftove meten per arrestimin asgje nuk e shpeton ate koke boven dhe ti do vesh para tij ne burg ne burg anti amerikanet dhe anti shqiptaret ptu fare e ndyre

  • Kam qenë dhe mbetem i mendimit se policimi dhe hetimi penal duhet të jenë funksione TË NDARA.

    Polici është ruajtës rendi dhe zbatues u urdhërave të Prokurorit. Ky i fundit është zot i dosjes hetimore dhe në vartësinë e tij duhet të jenë hetues profesionistë, jo policë.

    Hetimi është profesion më vete. Ai kërkon inteligjencë e mjete, po mbi të gjitha pavarësi politike reale dhe profesionalizëm. Hetimi nuk është zhurmë, as tundje prangash por mbledhje provash.

    Vetëm me prova bëhet drejtësia dhe mundet realisht krimi.

    Policia nuk ka asnjë shanc ta ofrojë këtë shërbim. Ajo, pra Policia, mund dhe duhet të bëjë mirë ruajtjen e rendit dye zbatimin profesional të urdhërave të drejtësisë.

    Shihni realitetin për më shumë. Kemi një shërbim të tejfryrë policor, aq sa është krijuar ideja që ky shtet ka vetëm polic. Polic që arresrojnë njerëz sipas qejit, që prishin shtëpi, rrahin njerës, sekuestrojnë prona, përgjojnë qytetarë e zyrtarë, madhe japin edhe pasaporta e karta identiteti. Pra polica bën çdo gjë!

    Sado e aftë të jetë policia, prap nuk bën dot çdo gjë. Është e pa mundur. Prandaj funksionet ndahen sepse ndarja krijon profesionalizëm.

    Krimin e lufton drejtësia. Policia thjesht vihet në shërbim të drejtësisë. Ky është standardi që kam aspiruar dhe aspiroj të vendoset në Shqipëri.

    Nuk jemi larg. Është krejt e mundur të vendoset.

    Mjafton që BKH, të jetë në varësi jo vetëm të SPAK por edhe të Prokurorisë së zakonshme, pra të jetë përgjegjëse për hetimin penal të çdo vepre penale.

    Pa dyshim, pa dëmtuar aspak statusin e veçantë të SPAK. Por duke krijuar një BKH më të madhe që të mbulojë të gjithë territorin dhe të hetojë çdo vepër penale.

    Duke e nxjerrë kështu policinë në detyrën e saj të pastër ekzekutive.

    Kjo duhet të jetë reforma reale e drejtësisë penale, sipas mendimit tim. Natyrisht duket ndryshuar edhe ligjet bolshevike të arrestit pa prova, apo të gjykimit të drejtë me me barazi shancesh.

    Është krejt e mundur. Mbi të gjitha e domosdoshme.

  • ADRIATIK LLALLA KA RENE PRE E HAKMARRJES SE AMBASADORIT TE PANERUM LU ME BEDELAT E GEORGE SOROSIT PAS TIJ NE SHBA

    qe:

    Lejuan anembane kanabizimin e Shqypnise dhe ushqyen Mafien me Pushtet te Edvin Droges me mbeshtyetje amorale dhe antidemokratike, kete e deklaron intelektuali me pasaporte amerikane dhe qe i ka bere letra DASH dhe Presidenti Trump te hetoj aferen vrastare te Gerdecit qe groposi 26 mjerane me financimin rezil te Pentagonit te Bush Junjorit qe nuk kerkoi asnjehere falje per krimin e Gerdecit bashke me firmen private Saliu&Son dhe nuk demshperbleu familjet e viktimave te lakmise pushtetare amerikane.

    prandaj:

    Kryeprokurori Adriatik Llalla ishte i vetmi zyrtar i latrte shqyptare qe akuzoi ambasadorin e panerum Lu per koruppsion makaber si sekser te firmes lakmitare “Bankers Petroleum” qe u kishte nxirre jeten katunareve mjerane te Zharezes me cpime ne thellesi te tokes, te cilat nuk lejohen ne asnje vend te civilizuar te Botes ne afersi te zonave te banuara. Ne vend qe te perkrahej nga shteti shqyptar dhe Pushtetit amtar, Kryeprokurori Adriatik Llalla u perball me akuza te sajuara per nje ullishte qe e kishte blere me cim te ulur tregu dhe tani na del akuza groteske per mosdeklarim pasurie qe denohet me gjobe.

  • Anashkalimi i abuzimeve dhe vjedhjeve te Llall katundarit dhe mos ndeshkimi i tij me burg ,nuk eshte gje tjeter vecse deshtimi i Amerikaneve qe e moren me gaduf e me eufori reformimin e drejtesise me ane te SPAK dhe BKH .

    Llafet e shumta jane pes me hic.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *