VOA: Nisin dorëheqjet e zyrtarëve të Bashkisë në Shkodër

J L

Situata e paqartë e ditëve të fundit në Bashkinë së Shkodrës po shoqërohet me dorëheqjet e zyrtarëve të kësaj bashkie.

I pari që dha dorëheqjen është Sekretari i Këshillit të Bashkisë, Suel Hadri. Në njoftimin e dorëheqjes ai bën të ditur se e bën këtë “për arsye personale”. Por besohet se dorëheqja e tij lidhet me konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak, i cili zhvilloi mbledhjen e tij të parë ditën e hënë, me datë 19 gusht, në një situatë të tensionuar, kur para mjediseve ku po zhvillohej takimi, mbështetës të Partisë Demokratike protestuan duke tentuar disa herë të çajnë kordonin e policisë për t’u futur brenda në sallë.

Dorëheqja e Hadrit pritet të shoqërohet edhe nga të tjera dorëheqje të zyrtarëve të tjerë, gjë që lidhet me situatën e ditëve të fundit në këtë bashki.

Pas kostituimit të Këshillit Bashkiak, Prefekti i Qarkut te Shkodrës Çesk Millja i ka dërguar Presidentit të Republikës, zotit Ilir Meta, një shkresë zyrtare përmes të cilës e informon mbi konstituimin e Këshillit të ri të Bashkisë Shkodër. Gjithashtu, Prefekti Millja njoftoi Presidentin për vakancën e krijuar në Bashkinë Shkodër pas dorëheqjes së kryetarit të zgjedhur të bashkisë.

Ndërkohë, është paralajmëruar për javën e ardhshme mbledhja e Këshillit Bashkiak, e cila ka gjasa të autorizojë një prej nënkryetarëve të kësaj bashkie të kryej funksionin e titullarit deri në zgjedhjen e kryebashkiakut të ri.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Ky eshte nga tropoja vellai I gon kulicajt te saliut. Ka njerez si ky Halja qe dezinformojne punojne per serbin sali.

  • titull jo i sakkjo dorheqje nuk ka lidhje me kryetaren dhe as me administraten e bashkise.informohuni drejt per te mos krijuar keqinterpretime te kota.se,sekretari i keshillit zgjidhet nga keshilli.per rrjedhoje te konstituimit te keshillit te ri ky zgjedh sekretar te ri…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *