VoA: Rinia shqiptare ndjehet e papërfaqësuar nga politika, ja pasojat

Edona Llukacaj

Në Tiranë, u zhvillua sot një konferencë ballkanike për rininë. Organizata humanitare World Vision publikoi të dhënat e një anketimi, sipas të cilit, mbi 60% e të rinjve shqiptarë nuk ndihen të përfaqësuar në jetën politike të vendit.

Organizata humanitare World Vision, në bashkëpunim me Zyrën Rajonale për Bashkëpunimin Rinor organizuan për herë të parë në Tiranë Festivalin Ballkanik të Rinisë, me temë punësimin e të rinjve, pjesëmarrjen dhe mbrojtjen e tyre.

Në këtë konferencë rajonale u paraqitën gjetjet e një studimi, sipas të cilit, mbi 60% e të rinjve në Shqipëri shprehen se nuk janë të përfaqësuar në jetën politike të vendit.

Po ashtu, më shumë gjysma e tyre, mbi 30% e të anketuarve, thonë se nuk ndihen të përfaqëusar dhe nuk pyeten mbi politikat, që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre.

“Të rinjtë duan që qeveritë e tyre të demostrojnë transparencë dhe llogaridhënie, ata duan shërbime të mira publike, shëndetësie dhe shkollimi, edukime, mundësi punësimi, ata duan që zëri i tyre të dëgjohet. – tha drejoresha e World Vison për Ballkanin Perëndimor, Eljona Boçe Elmazi.

Ajo shtoi: “Të rinjtë duan që zyrtarët të mos jenë të korruptuar, duan një gjyqësor të pavarur, dialog të hapur me qytetarët”.

Largimet masive të rinisë shqiptare drejt vendeve më të zhvilluara janë shqetësim dhe duhen pakësuar, duke nisur me përfshirjen e tyre në të gjitha fazat e proceseve vendim-marrëse që lidhen me ta.

Situata social – ekonomike mund të përmirësohet me ritme të shpejta nëse bashkarisht gjenden Zgjidhje për Rininë, pohuan drejtuesit e konferencës.

Elmazi theksoi: “Ne jemi angazhuar si World vison të nxjerrim fëmijët, familjet dhe komunitetet nga varfëria dhe padrejtësitë. Për të arritur këtë, kemi nevojë edhe për bashkëpunimin e vet të rinjve, sepse ndryshimi ka nevojë për pjesëmarrjen e tyre, sepse angazhimi është për të mirën e tyre”.

Sipas studimeve, mospërfshirja e të rinjve në vendim-marrëse ndikon në shumë sfera të jetës së tyre.

Pabarazia në trajtimin e të rinjve dhe mangësitë e sistemit arsimor po ndikojnë negativisht në papunësinë e tyre, që është një nga problemet më kryesore të shoqërisë së sotme në shqipëri dhe në Ballkan.

Në tubim morën pjesë adoleshentë e të rinj,përfaqësues nga shoqëria civile, institucione dhe agjenci kombëtare dhe ndërkombëtare.

Diskutimi u përqëndrua te pjesëmarrja e të rinjve në vendim-marrje dhe tek mekanizmat për të përfshirë ata në nisma vendore dhe rajonale.

Burimi: VoA

e.ll./dita

Share This Article
3 Comments
  • nese do ta krahesonim perqindjen e perfaqsimit rinise midis Shqiperise dhe Euroamerikes duhen pergezuar Socjalistet e pas 2013-es se ja kane kaluar dhe perendimit te perenduar..
    .
    do ishte mire qe kjo drejoresha e World Vison për Ballkanin Perëndimor dhe ato qe i financojne keto konferenca leshi ti conin keto para ne befotrofe dhe njerzeve nen minimumin jetesor..
    .
    dihet qe keto konferenca ” jeta osht qejf” paguhen nga taksapaguesit shqiptare
    ..
    nje pyetje e menyres cuditsore
    Perse ne kohen e sundimit te juntes sali biberiste ,voa e amerikes kurre nuk botoi ndonje material te dita..edhe kur doktorri tropojes vrau njerz dhe doktorri i voa-s mbylli sqepin ?

    shame

  • z @.. …. …..Mos u merr me te shkuaren ,se sfiton gje ,por shiko dhe kritiko te sotmen .Besoj se qendrojne keto kritika apo jo ? Dua te them edhe kete gje ,mos kij frike nga Sali larqofti , se nuk vjen as edhe nje here ne pushtet ,ta garantoj ,por cfare ti bejme ketij bajraktarit pasha Rames ,qe e ka kthyer cdo gje ne diktature ,dhe sa vjen po shtohet borxhi publik .Prandaj ????

  • Keta te rinjte as vete nuk e dine se cfare te kerkojne!
    Ne se mendojne se jane te pa perfaqesuar ata nuk e kane kuptuar se me pare jane vete te VET-MASHTRUAR nga politika antidemokratike e qeverise Rama qe me fantazmen e te ashtuquajtures “bashkeqeverisje me qytetaret”i kane mbyllur gojen te gjithe shqiptareve per te denoncuar padrejtesite e zyrtareve vendore e qendrore dhe korrupsionin gjigand!
    Ne se nuk kane kuptuar veprimin kriminal te “bashkeqeverisjes” kurre nuk do dine te vene gishtin tek shkaqet e shkaterrimit te shtetit shqiptar te vene nen sundimin e nje diktatori te urryer dhe rrugac si Rama!
    Ngrihuni dhe protestoni kunder Rames jo qe ai te ike,por te shporret, qe te shporren edhe ndryshimet kriminale te 2008 qe ai e vetshpalli veten i MBRET” si dikur Ahmet Zogolli!
    Cfare perfaqesimi doni ju kur sot ne Shqiperi nuk gjen dot nje zyre e zyrtar te ANKOHESH per padrejtesite qe u bene vete keta zyrtare,por te tregojne gjykaten?
    Ne se qenka vetem gjykata qe te na i zgjidhka te gjitha konfliktet me administraten e korruptuar,atehere perse e votojme ne kete pushtet fashist?
    Ngrihuni,si para nje viti studentet dhe jo per gjera te vogla,por per ndryshimin e banditeve politike te tipit Rama!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *