VOA: Samiti i Berlinit përkeqësoi marrëdhënien Rama- Haradinaj

Leda Hysa

Marrëdhëniet ndërmjet dy kryeministrave u përkeqësuan në pranverën e vitit të kaluar pas takimit të Berlinit më 30 prill të organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron që mblodhën udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar të ardhmen e tyre evropiane, ndikimet e jashtme në rajon, por, në qendër të diskutimeve, ishte çështja e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan VoA.

Pas atij takimi kryeministri Haradinaj tha se është përballur me trysni nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Edi Rama, për pezullimin e tarifave ndaj mallrave serbe të vendosura në nëntor të vitit 2018 që cuan në pezullimin e bisedimeve me Serbinë.

Kryeministri Rama tha atëbotë se nuk i ka bërë trysni Haradinaj për heqjen e tarifave por i ka sugjeruar të dëgjojë kancelaren Merkel dhe presidentin Macron që kane kërkuar nga Haradinaj që taksa te pezullohet përkohësisht, për 6 muaj apo edhe për 4 muaj qofte, duke u zotuar që të hyjnë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi ata vete”.

Haradinaj tha më pas se “ekziston një dyshim i bazuar, se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, kanë diskutuar lidhur me ndarjen e Kosovës dhe se ato diskutime janë bërë nën udhëheqjen e Shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Polemikat në distancë ndërmjet kryeministrave janë përsëritur disa herë gjatë vitit të kaluar- shkruan VOA.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Akuza e Haradinajt ,kundër Edi Ramës dhe THaçit për shitje teritoresh të kosovës te serbia është e rëndë .Por është dhe një krim kundër pavarsisë teritorjale të kosovës,që është derdhur kaq shumë gjak për ato troje. Mendoi se Haradinaj është nxituar më këtë akuzë të pa sakët.Për tu zbardhur kjo çeshtje duhet të flasë drejtësia dhe fajtori të kërkoi falje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *