Vodafone Albania mundësoi rikonstruktimin e disa ambienteve në Institutin e Fëmijëve që nuk Dëgjojnë. Ditën e sotme, drejtori i përgjithshëm i Vodafone Albania z.Dietlof Mare dhe punonjës të ndryshëm të kompanisë vizituan ambientet e rikonstruktuara dhe u njohën nga afër me nxënësit e kësaj shkolle, të cilët tashmë mund të ndjekin terapinë e logopedisë dhe psikologes në kushtet më të përshtatshme dhe komode për ta.
Në Institutin e Fëmijëve që nuk Dëgjojnë ndjekin ciklin 9-vjeçar më shumë se 112 fëmijë, tëcilëtpërveç kurrikulave standarde mësimore, ata marrin gjithëndihmën profesionale nga specialistët e këtij instituti për të zhvilluar njohuritë e tyre e të ndihen të gjithëpërfshirë në komunitet.
Drejtoresha e këtij instituti, znj. Azbije Rama falënderoikompaninë Vodafone Albania përmbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme ndaj këtij institucioni, i cili mundëson edukimin dhe trajtimin e një kategorie kaq speciale fëmijësh. Ajo u shpreh tepër entuziaste qëkëtë fillim viti të ri nxënësit e shkollës nisën mësimin dhe terapitë në ambiente të reja dhe të rikonstruktuara sipas parametrave duke i bërë ata të ndihen si nështëpi.
Vodafone Albania do të vijojëmbështetjen e këtij institucioni dhe së fundmi po punon për të integruar në aplikacionin Vodafone Books edhe tekstet në gjuhen e shenjave, duke bërë të mundur që tëgjithënjerëzit që nuk dëgjojnë të mund tëaksesojnë në gjuhën e shenjave librat e preferuar.

Femijet kane nevoje per me teper bujari. Ti kishin rikonstruktuar te gjitha ambientet jo vetem disa nga ambientet…
Po ne aplikacionin e librave femijet besoj mund ti lexojne librat pse duhen tekstet ne gjuhen e shenjave…
kete aplikacionin tuaj Vodafone books nuk e gjej do ne application store… ekziston vertete?
Ata femije kane nevoje me teper se sa thjesht rikostruksion te disa prej ambienteve
Po ato telefonat me oferte si mbaruan pa filluar mire oferta. Ne dyqanin te sheshi willson ngelen duke na thene do vijne, po me duket se po presim kot. I keni te gjitha filma kot….
kur do me ktheni pergjigje per pyetjen qe ju kam bere ne facebook. dhe sherbimi I klientit nuk me zgjidhi gje. pse me mbaron internet qe diten e dyte te ofertes kur thuhet se internet eshte pa limit?