Vodafone feston 15 vjetorin e saj në tregun shqiptar

redaktor

 

Data 3 Gusht, 2016 shënon 15 vjetorin e thirrjes së parë telefonike kryer përmes rrjetit Vodafone Albania.

Vodafone, një nga kompanitë lider ne fushen e komunikimeve elektronike, bashkoi 15 vjet më parë Shqipërinë në rrjetin e saj botëror, duke prezantuar shërbimin e saj GSM në Shqipëri. Cilësuar si një nga rrjetet më të shpejta GSM në botë, Vodafone hyri kështu në historinë e komunikimit: si kompania e parë në lançimin e zhvillimeve më të fundit teknologjike në treg, që nga shërbimet3G, 4G / 4G +,Zeri HD etj; si kompania e parë celulare me një fondacion të dedikuar për çështjet sociale;  e para qe prezantoi shërbimin e transfertave nëpërmjet aparatit celular, Vodafone M-Pesa.. E nuk mbaron me kaq.  E ardhmja e afërt, na nxit drejt një tjetër sfide po kaq të madhe: për të qenë pionierët dhe në prezantimin e shërbimit 5G në Shqipëri.Sepse klientët e Vodafonë Albania kanë qenë e do të jenë gjithmonë të parët që do të përjetojnë revolucionin.


Arritjet kryesore në 15 vjet:

2001– Vodafone prezantohet për herë të parë në Shqipëri pasi fitoi licencën e dytë GMS dhe prezantoi markën nr.1 globale të Telekomunikacionit.

2002– Në vetëm katër muaj arrin 100 000 klientët e parë

2003– Mbulon më shumëse 40% pjesë të tregut duke u bërë të parët në shërbimet me kontratë

2004– E para në treg  përsa i perket të ardhurave

2005– Prezantohet fushata ‘Make the most of now’ nëpërmjet:

Planit të parë tarifor me parapagesë për segmentin e të rinjve

Planit tonë unik  tarifor të shërbimit Roaming

Shërbimit të Mesazheve Multimedia

2006– Prezanton për herë të parë në Shqipëri shërbimet “Mobile Broadband” me anë të Vodafone Mobile Connect Card.

2007– Themelon Fondacionin Vodafone Albania, i vetmi i këtij lloji në sektorin e biznesit.

2008– E paranë treg persa ipërket te ardhurave dhe numrit te klientëve

2009– E para që prezanton  shërbimet Blackberry në vend

2010– E para që nis ofrimin e shërbimit 3G në vend

2011– Vlerësohet si marka më e admiruar në sektorin e komunikimeve elktronike si dhe krijohet komunitetin Nr.1, Vodafone Club

2012–  Prezantohet  projekti ‘Telemjekësia’ nëpër zonat më të thella të vendit falë teknologjisë 3G

2013– Prezantonpaketat Vodafone Red dhe shërbimet e tjera risi

2015-E para me  shërbimin 4G.

2015– Prezanton në treg shërbimin më të ri M-Pesa për transfertat e  parave dhe pagesat, nëpërmjet aparatit celular.

Share This Article
2 Comments
  • Jo vetem e Rrjep po dhe e pjek.
    Vodafone dhe ish-AMC ne vitet 2002-2009 kishin 365.000.000€ fitime ne vit.
    Llogarite jane te thjeshta sa kane paguar shqipot e sa vazhdojne te paguajne.
    Por Trimat Syleshe Skipetare,nuk ju ha palla per mega vjedhjet qe ju behen,ATA duan qe Udheheqja e Tyre Politike te jete mire me shendet,dhe te rrine 24/24 ne TV per Lajme se cfare thone Baballaret e Kombit per nje Komb Vemie!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *