Vjedhja e rreth 10 milionë lekëve të reja në Njësinë Bashkiake numër 5 në kryeqytet kanë sjellë dhe arrestimet e të dyshuarve për këtë ngjarje. Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar arkëtaren e institucionit dhe dy bashkëpunëtorë të saj, të cilët përveç lekëve kanë lënë të plagosur edhe rojen e minibashkisë.
Pasditen e sotme është vënë në prangat e uniformave blu, Ermonela Hekuri 43 vjeç, punonjëse në pozicionin e arkëtares në Minibashkinë 5 në Tiranë. Po ashtu është arrestuar dhe Orjan Midha dhe Dorian Leci. Deri më tani policia ka arritur të sekuestrojë rreth 3 milionë lekë nga paratë e vjedhura, ndërsa po merr në pyetje të dyshuarit për pjesën tjetër të parave. Ndaj të akuzuarve përveç akuzës së vjedhjes në bashkëpunim do të rëndojë dhe plagosja e rojes së minibashkisë.
Burime nga policia bëjnë me dije se rënia në gjurmët e autorëve erdhi pas përgjimit të telefonit të arkëtares, e cila atë ditë që ndodhi ngjarja kishte lënë çelësat e kasafortës mbi kasafortë duke iu lehtësuar punën grabitësve.