Vodhën kabuj nën kërcënimin e armëve, dy të arrestuar në Pukë

Mila Hysotoci

Policia e Pukës ka vënë në pranga dy persona të dyshuar si autorë të vjedhjes së kabujve në Minierën e Munellës.

Të arrestuarit janë  Florian Bunaj, 28 vjeç dhe Lek Marku, 20 vjeç të cilët nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur ditën e hënë (10 shtator) kabullin në vlerën e 6 milionë lekëve të vjetra.

Sakaq policia ka shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtorin e tyre, shtetasin me iniciale B. M., 35 vjeç.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera.

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *