Roja Civile spanjolle arrestoi 5 shtetas shqiptarë të akuzuar për vjedhjen e 50 vilave luksoze në Madrid vetëm gjatë muajit të fundit.
Zëdhënësja e policisë madrilene, Maria Dolores Gimeno, tha gjatë një deklarate për media se shqiptarët e arrestuar ishin mes moshës 24 dhe 39 vjeç.
Policia thotë se shqiptarët kishin leje 3-mujore qëndrimi në Spanjë dhe se ata i kryenin vjedhjet gjatë pasdites dhe natën duke parkuar automjetin pranë vilës që do të vidhnin.
Sipas policisë madrilene, shumë prej sendeve me vlerë janë dërguar në Shqipëri nga toka dhe ajri.
