Edhe njëherë shqiptarët kanë zënë hapësirat e mediave italiane për kronikën e zezë.
Karabinierët italianë kanë arrestuar shtetasit Bib Dokaj 41 vjeç dhe Ardian Zefi 27 vjeç, persona me precedentë të shumtë penale. Karabinierët e qytetit të Aleksandrisë i kapën dy shqiptarët, sapo ata kishin ngarkuar në një kamion rreth 600 tulla të shkulura nga muret e një ndërtesë të rrënuar.
Kamioni me tullat u sekuestrua, ndërsa dy të ndaluarit u dërguan në dhomat e paraburgimit të stacionit të karabinierisë së Aleksandrisë.

bo sa kam qesh me ne fund nje lajm qe ja vlen,une keta i quaj hajdut te ndershem