Vodhi 1,2 mln lekë nga pensionet e invaliditetit, 2 vjet burg ish-punonjësit të postës

redaktor

Gjykata e Matit ka dënuar me 2 vjet burg në mungesë ish-punonjësin e Postës, Skënder Xhomarën, i cili vodhi 1, 2 mln lekë nga paratë e pensioneve të invaliditetit për 90 persona.

Ngjarja ka ndodhur në nëntoor të vitit të shkuar dhe menjëherë pas kësaj Xhomara është larguar bashkë me paratë e vjedhura drejt Italisë.

Pasi u konstatua vjedhja, drejtuesit e filialit të Posta Shqiptare sh.a, Mat, kanë dorëzuar kallëzim penal kundër ish-punonjësit Xhomara. Prokuroria zhvilloi hetimet dhe dërgoi për gjykim kërkesën kundër shtetasit Skënder Xhomara, i akuzuar për veprën penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *