Policia e Korçës arrestoi dje në flagrancë shtetasin Marius Medar Vincani, 19 vjeç, banues në lagjen 4 Korçë, pasi u kap në flagrancë me 20 litra verë, 20 shishe me pije të ndryshme freskuese, të cilat i kishte vjedhur në banesën e shtetasit me iniciale L.L 45 vjeç, banues në lagjen 1 Korçe. Vepra penale e konsumuar është ajo e “vjedhjes” parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal. Përsa më sipër materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për ndjekje të mëtejshme.
