Vodhi 200 mijë euro, pranga ish-specialistes së kreditit në Kamëz

Bledar Lumani

Një specialist kredie në një bankë të nivelit të dytë në Kamëz, ka përfunduar në prangat e policisë për mashtrim.

A.Aliaj ka arritur që të vjedhë 200 mijë euro, duke mashtruar klientët e kësaj banke.

Ajo dyshohet se i mashtronte klientët duke u marrë atyre shuma të konsiderueshme parash nga llogaritë bankare, ose duke u hapur pa dijeni llogari kredie, të cilat më pas i tërhiqte vetë.

Sipas hetimit të prokurorisë, shtetasja A. Aliaj, me detyrë specialiste krediti në filialin e një banke në Kamëz, nëpërmjet veprimeve të kundërligjshme, ka arritur të mashtrojë një numër të madh klientësh, duke u marrë atyre shuma të konsiderueshme parash nga llogaritë bankare, ose duke u hapur, pa dijeninë e shtetasve llogari kredie, të cilat më pas i tërhiqte vetë” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokuroria nisi hetimet pas denoncimit të drejtuesve të bankës.

Këta të fundit bënë denoncim, pas ankesave të klientëve të tyre./b.l

Share This Article
2 Comments
  • Lum ai gardian burgu qe te pret moj zonje…enderroje nje nate me Brad Pitt po u gjende ne birucen e burgut, qe drejtesia ne inat te peshqeve te medhenje te takoj dhe ty si banore ne rrugen Silvio Berluskoni te provosh pasurin…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *