Vodhi biçikletën dhe gjatë arratisjes përplaset nga makina

redaktor

Shtetasi turk përplas aksidentalisht hajdutin e një biçiklete, i cili ishte duke u arratisur. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, rreth orës 14:55, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, Tiranë.

Sipas policisë, ndaj shtetasit turk, G.D., 41 vjeç, banues në Tiranë, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, sepse duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin B.D., 25 vjeç, banues në Yzberisht.

I dëmtuari ka qenë duke vrapuar sepse në momentet e aksidentit po ndiqej nga një shtetas tjetër, të cilit i kishte vjedhur biçikletën. I riu ndodhet i shtruar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *