Vogëlushi shqiptar mbytet në lumë duke luajtur

Dita

Këtë të dielë një fëmijë shqiptar vetëm 10 vjeç është mbytur në një lumë në Gjermani.

Fëmija pa shenja jete u gjet nga zhytësit rreth orës 15:30 dhe u vendos në gjendje reaminacioni. Vogëlushi, i cili ra në ujërat e lumit Niers në Goch, ndërroi jetë në spital rreth orës 17:00, raporton gazeta gjermane “Bild”.

Ngjarja ka ndodhur në një park mjaft të vizituar gjatë fundjavës, ndërsa vogëlushi po luante bashkë me fëmijë të tjerë në ujërat e lumit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *