Vogëlushes Sophie Green i pëlqen të kërcejë edhe pse ka lindur pa krahë. Mirëpo, pavarësisht kësaj, 7-vjeçarja mund të kryejë një sërë aktivitetesh me këmbët e saj.
Ajo mund të përdorë thikën, shkopinjtë për të ngrënë, të shkruajë, të ngasë biçikletën si edhe të lajë kokën, vetëm me këmbët e saj.
Vajza është adoptuar qëkur ishte 2 vjeç dhe tashmë ajo me prindërit e saj adoptues, Christianne dhe Jeremy jeton në Herriman, Utah.





