Vokshi: Oponencë jashtë Parlamentit

redaktor

Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme grupin e punës për çështjet sociale dhe shëndetësinë. Pas mbledhjes deputetja demokrate Albana Vokshi theksoi se në mbledhje u diskutuan kryesisht problemet që ekzistojnë në shëndetësi.

Ai u shpreh se Partia Demokratike do të vazhdojë të bëjë oponencë edhe jashtë Kuvendit.

“Shëndetësia është në ditën e vet më të zezë ku qeveria po dëshmon që po kap të gjitha shtyllat kryesore të shëndetësisë.

Ne do bëjmë oponencën në të gjitha hapësirat mediatike qoftë në ambientet e PD-së do vazhdojmë të bëjmë oponencë dhe të themi fjalën tonë”, u shpreh Vokshi.

Partia Demokratike ka ngrirë çdo marrëdhënie me Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa demokratët kanë zyrtarizuar tashmë  një institucion paralel me Kuvendin, duke ngritur 8 grupe punenë të njëjtën mënyrë si në komisionet parlamentare, që do të funksionojë gjatë kohës kur PD-ja do të vijojë bojkotimin e Kuvendit.

Grupi i parë i cili do të jetë edhe më i rëndësishmi është ai për çështjet ligjore, ku janë rrjeshtuar juristë edhe deputetet më me ekpseriencë të opozitës. Oerd Bylykbashi mban postin e Kryetarit, ndërsa anëtarët janë: Arben Ristani, Gjovalin Bzhetaj, Eduart Halimi, Edi Paloka, Keltis Kruja, Genti Strazimiri, Mhill Fufi, Kastriot Islami dhe Fatmir Mediu.

Grupi i punës për çështjet e sigurisë drejtohet nga Flamur Noka, ndërsa anëtarë janë: Alban Zeneli, Mesila Doda, Ardian Turku, Astrit Patozi, Keltis Kruja, Helidon Bushati, Arben Ristani.

Grupi i punës për çështjet ekonomike drejtohet nga ish –Ministri i Financave, Ridvan Bode dhe përbëhet nga  Florion Mima, Sherefedin Shehu, Edmond Spaho, Liljana Elmazi, Dashamir Shehi, Albana Vokshi, Jorida Tabaku dhe Igli Cara.

Grupi i punës për politikën e jashtme drejtohet nga një tjetër ish-Ministër Aldo Bumçi dhe pjesë e tij janë edhe Jozefina Topalli, Gert Bogdani, Eduart Selami, Kastriot Islami, Fatmir Mediu.

Grupi i punës për çështjet sociale drejtohet nga kryetarja e Komisionit parlamentarë të çështjeve sociale dhe shëndetësosë, Albana Vokshi, ndërsa anëtarë janë deputetët Halim Kosova, Roland Keta, Albina Deda, Florion Mima, Myqerem Tafaj dhe Bedri Mihaj.

Edhe grupi i punës për Integrimin kryesohet nga ish-Ministerja e Integrimit, Majlinda Bregu, që në kuvendin real, mban edhe detyrën e kryetares së komisionit parlamentarë për këtë çështje. Ndërsa anëtarësia ka ekperiencë të rëndësishme politike nga radhët e opozitës, si : Genc Ruli, Arben Imami dhe Jorida Tabaku.

Grupi i punës për veprimtarinë prodhuese drejtohet nga ish Ministri i Bujqësisë Genc Ruli, ndërsa anëtarë janë: Besnik Dusha, Agron Duka, Helidon Bushati, Ardian Turku, Sherefedin Shehu, Voltana Ademi, Gjergji Papa dhe Kozma Dashi.

Grupi i punës për mediat drejtohet nga Genc Pollo dhe pëebëhet nga deputetet Myqerem Tafaj, Bedri Hoxha, Luçiano Boçi, Astrit Veliaj, Eleina Qirici, Gjergji Papa, Gerti Bogdani, Liliana Elmazi dhe Voltana Ademi.

Share This Article
1 Comment
  • o KETA KANE PJERRDHURRRRRRRRRRRRRRRRR HAHAHHA MHILL FUFI NE KOMISIONIN E LEGJEVE TE PD TURPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPPP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *