Vokshi: Po bëhet kërdia me rimbursimet e ilaçeve, ja si funksion skema

Saimir Lleshi

Partia Demokratike citon një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, sipas të cilës publikohen fakte tronditëse për atë çka ndodh në Ministrinë e Shëndetësisë.

Bëhet fjalë për rimbursimin e ilaçeve. Deputetja Albana Vokshi tha se klientët e qeverisë që kanë farmaci ose depo farmaceutike kanë bërë kërdinë me buxhetin e rimbursimit të ilaçeve të shtrenjta.

Sipas Vokshit, ilaçe të tilla nuk janë përdorur kurrë nga pacientët.

“Raporti konstaton një rast tronditës, vetëm me një medikament, ketosterilin, për një periudhë 1 vjeçare, 2014-2015. Omega Farma ka deklaruar shitje të barit ketosteril, në sasinë 252 mijë tableta, me vlerë mbi 300 milionë lekë. Por kjo sasi ilaçesh, nuk rezulton të ketë hyrë në depo. Pra hyrja është zero. Vetëm me Ilir Beqën ndodh që zeroja të bëhet 252 mijë tableta, zeroja të bëhet 300 milionë lekë”, sqaroi Vokshi.

Sipas saj, skandali thellohet me hartimin e listave të depove dhe farmacive, që nuk duhet të kontrollohen nga autoritetet për aktivitetin e tyre, për rimbursimet që bëjnë.

Në mënyrë të qëllimshme, Këshilli Administrativ me në krye Beqën, ka shtrembëruar rekomandimin e mëparshëm të KLSH për ti dhënë prioritet farmacive me një vlerë rimbursimi mujore mbi 15 milionë lekë.

Këshilli Administrativ, pra Beqaj, ja heq këtë kompetencë Drejtorive Rajonale duke e marrë vetë në dorë kontrollin e farmacive më vlerë rimbursimi mujore mbi 20 milionë lekë si dhe farmacitë me luhatje të vlerave mujore”, shtoi ajo. /Dita/

Share This Article
4 Comments
  • Po jane te verteta keto tregues Zoti Rama, ose pushoje nga puna dhe coe ne prokurori ministrin e shendetesise, ose jep doheqje vet. Partia socialiste ka me dhjetra kuadro qe me siguri nuk do t’i lejonin te qarkullonin keto lajme , sigurisht duke ndaluar ndodhjen e ngjarjeve ose denimin e menjerehshe te fajtoreve, ne rast se do te ndodhnin ngjarje te tilla.
    V.Duka.

    • Respekt per komentet tuaja znj. Duka por kjo monster me fytyre hipopotami se ka per gje te trilloje dhe llomotise gjithe diten sipas principit “shpif, shpif se dicka do mbetet”
      Kjo eshte pjella e Sadik Vokshit qe gjate rregjimit komunist thoshte se jam nipi I Bije Vokshit dhe flinte me fotografine e xhaxhit. Mbas 90 u konvertua ne demokratikas dhe me Vjollcen simotren e hipopotamit ja shpifen Shqiperise.
      Familje delenxhinjsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *