Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka denoncuar situatën e tensionuar në shkollën e mesme “Çajupi” dhe atë “Hasan Prishtina”. Sipas Vokshit janë duke u dhënë para pranë qendrave të votimit nga ana e partive të mazhorancës, PS e LSI.
“Ne si PD kemi informacione se nga PS dhe LSI janë duke u shpërndarë para pranë qendrave të votimit. I kërkoj kryeministrit që të heqin dorë nga blerja e votës”, tha Vokshi.
“Nuk ka ndodhur vetëm në shkollën Çajupi, por më shumë po ndodh në shkollën “Hasan Prishtina”, ku janë 22 qendra votimi. Në këtë qendër votimi ka shumë drejtues të minibashkisë numër 3.
Ka drejtues të administratës, mësues, drejtorë shkollash që ushtrojnë presion të vazhdueshëm ndaj votuesve. Prej dy muajsh ka presion. I bëj thirrje kryetarit të minibashkisë 3 që të tërheqin punonjësit nga korridoret e qendrave të votimit. Është një gjendje alarmante”, tha Albana Vokshi.
