Më datat 21-23 shtator do të luhen në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova”, pranë Tirana Olimpik Park ndeshjet e Kupës së Federatës në volejboll. Sot nisin takimet gjysmëfinale për femra, ndërsa të shtunën do të luhen gjysmëfinalet e meshkujve dhe të dielën finalet për të dyja kategoritë.
Në këtë event që organizohet nga Federata Shqiptare e Volejbollit, ashtu si gjithnjë, marrin pjesë 4 skuadrat më të mira në përfundim të sezonit të kaluar: Partizani, Teuta, Barleti e Teuta për femra si dhe Erzeni, Tirana, Partizani e Studenti për meshkuj.
Kupa e Federatës – Gjysmëfinale Femra
21 shtator, Partizani – Teuta, ora 18:00
21 shtator, Barleti Volley – Teuta, ora 20:00
Kupa e Federatës – Gjysmëfinale Meshkuj
22 shtator, Erzeni – Tirana, ora 18:00
22 shtator, Partizani – Studenti, ora 20:00
Kupa e Federatës – Finale
23 shtator, Finale Femra, ora 18:00
23 shtator, Finale Meshkuj, ora 20:00
l.h/ dita
