Volta vult velt

redaktor

 

Prof. Pëllumb Xhufi

 

Fjala është për atë çështjen e “komisionit ndërkombëtar”, që kryebashkiakja e Shkodrës, zonja Voltana Ademi, e paska shpallur si të vetmin “institucion” legjitim, të cilit ajo mund t’i dorëzojë qeverisjen e qytetit. Deklarata, me ndonjë përjashtim domethënës, duket se ka kaluar pa u vënë re, përderisa edhe unë vetë, që e mbaj veten për person të informuar, u njoha me të gjatë një bisede mes miqsh, vetëm ndonjë ditë më parë. Më duhet të them, se veç tronditjes së kuptueshme, fraza e lëshuar hareshëm nga qytetarja e parë e Shkodrës, më dha padashur edhe çelësin për t’u dhënë një kuptim ngjarjeve të muajve të fundit në Shqipëri. Ndaj u ula të bëj komentet e mia në këtë shkrim.

Zakonisht, gjetja e titullit është mundi dhe tortura më e madhe dhe më e fundit që autorët heqin kur hartojnë një artikull apo një libër. Paradoksalisht, mua kësaj radhe ishte titulli që m’u faneps i pari, ende pa e konceptuar. Për meritë të sinqeritetit e të spontanitetit të ish-Kryetares (sacra simplicitas!), titulli më erdhi i gatshëm në formën e një mish-mashi gjuhësor, ca latinisht e ca gjermanisht: “Volta vult velt”, që mund të përkthehet “Voltana do ndërkombëtarët”! Besoj se ky titull është korrekt dhe pasqyron besnikërisht qëndrimin e shprehur botërisht nga Voltana për refuzim të institucioneve shqiptare dhe për bindje ndaj një “komisioni ndërkombëtar”. Mirëpo problemi është se Voltana dhe partia e saj nuk po i kanë mirë punët, kryesisht e pikërisht me ndërkombëtarët.

Këtyre, d.m.th. amerikanëve dhe evropianëve, padyshim jo rusëve dhe serbëve, një ditë u erdhi në majë të hundës, aq sa një ditë u bënë gati ta shpallin si një “organizatë të dhunshme” partinë e Voltanës, që doli në skenën e historisë dhe mbetet sot e kësaj dite si partia e pikëpyetjeve të mëdha. Në rastin konkret, ishte një “ndërkombëtar” i nderuar dhe i ditur, dhe ky s’mund të ishte më mirë se një diplomat Austriak, ai që i ka kujtuar Voltanës dhe “partisë së revolucionit”, se pas deklaratës në dukje të pafajshme të saj, fshihet një projekt politik anakronik që kërkon ta kthejë Shkodrën në vitin 1913. Kurse Shqipërinë, në kohën e “dumbabës” (Kjo shprehje e fundit është e autorit).

Po mundohemi me pak fjalë t’i fusim në kontekstin historik, si deklaratën e Voltanës, ashtu edhe komentin lakonik, por masakrues, që ambasadori Dr. Johann Sattler, i bëri kuturisjes së saj.  Pas një rrethimi të ushtrive serbe e malazeze e pas një qëndrese heroike disamujore të popullit të Shkodrës, në 23 prill 1913 qyteti iu dorëzua me tradhëti dhe me para Malit të Zi nga Esat Pashë Toptani. Por malazezët u detyruan të largohen shpejt nga Shkodra nën kërcënimin e Fuqive të Mëdha, të cilat, pasi kishin kënaqur shumë orekse të Serbisë, Greqisë e Malit të Zi, kishin vendosur tashmë në Londër se të paktën Shkodra do t’i mbetej Shqipërisë.

Qyteti kaloi nën administrimin e përkohshëm të një Komisioni Ndërkombëtar, që përbëhej nga përfaqësues ushtarakë të Britanisë së Madhe, Francës, Rusisë, Austro-Hungarisë, Gjermanisë e Italisë (e me këtë rast, më bëhet ta pyes plot shqetësim zonjën Ademi e suflerët e saj: a e parashikojnë ata pjesmarrjen e Rusisë, eventualisht edhe të Serbisë, në “komisionin ndërkombëtar” të kërkuar prej tyre?). Voltanës do i ketë treguar gjyshi apo katragjyshi, se në vitin 1913 familja e tyre nuk ka hequr keq. Do e kenë bërë ndonjë punë me ndërkombëtarët, siç e kanë bërë me siguri edhe kur Shkodra ka qenë nën Venedikun, nën Serbinë apo nën Turqinë. Por gjithkush mund ta marrë me mend se ç’ditë të paqme kanë kaluar shkodranët më 1913 nën qeverisjen e një komisioni ndërkombëtar, kur vetëm një vit më vonë shtetet që përfaqësoheshin në të u përleshën me njeri tjetrin në një gjakderdhje deri atëherë të paparë, në Luftën I Botërore.

Gjithsesi, ajo çka qartaz i shpëton njohurive historike të ish-kryebashkiakes së Shkodrës, është se shqiptarët kishin ngritur ndërkohë një qeveri kombëtare dhe për Kryetarin e saj, Ismail Qemalin, bashkimi i Shkodrës e i Malësisë me qeverinë e Vlorës kishte rëndësi jetike për fatin e Shqipërisë Për këtë qëllim dërgoi në Shkodër bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Luigj Gurakuqin. Në gusht 1913 ky mori takime me popullin e asaj ane, dhe në një letër për Ismail Qemalin raporton plot gëzim se populli i Maleve, i Fushave dhe i vetë qytetit të Shkodrës kishte pritur me gëzim e entuziazëm propozimin për ta futur krahinën e tyre nën administrimin e qeverisë kombëtare. Por, nuk ishin të këtij mendimi disa nga antarët e “parisë” së qytetit të Shkodrës.

Këta e refuzuan propozimin e Ismail Qemalit për bashkimin e Shkodrës me qeverinë e tij, duke i dërguar përgjigjen e mëposhtme: “Ne kemi Komisionin Ndërkombëtar, dhe ky na mjafton”! Me këto terma, më 24 tetor 1913, përfaqsuesi i Francës në Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit, Krajevski, ia përcjell plot gëzim Parisit lajmin e refuzimit të parisë shkodrane për të njohur qeverinë kombëtare të Ismail Qemalit. Sipas tij, bashkimi i Shkodrës me qeverinë kombëtare të Ismail Qemalit ishte një projekt i këtij të fundit i mbështetur nga Austro-Hungaria, rivali kryesor i Francës e i Rusisë, dy shtete që bashkë ne Francën, mbështesnin fort interesat e Serbisë e të Malit të Zi. Në këtë pikë përfundon historia e “parisë” së Shkodrës e vitit 1913, dhe fillon historia tashmë e njohur e Voltanës dhe e “parisë” së Shkodrës së vitit 2019.

Ndaj edhe ne po e lemë Voltanën dhe po i kthehemi anës pozitive të kësaj historie, duke i shprehur gjithë admirimin tonë Ambasadorit të Austrisë, z. Sattler, i cili me shumë takt diplomatik u kufizua t’i kujtojë zonjës Voltana Ademi dhe gjithë koncertit antishtet e antishqiptar të kësaj vere të vitit 2019, se ideja e një “administrimi ndërkombëtar” të Shkodrës është sot anakronike. Ne të tjerëve na lejohet të dalim jashtë retorikës diplomatike e të shtojmë, se kjo ide është edhe thellësisht antikombëtare. Ajo është antipodi i projektit të madh të Rilindasve tanë, që e donin Shqipërinë një shtet të pavarur, unitar e evropian. Me dijen apo padijen e saj, Voltana Ademi u rreshtua me ithtarët e “Shqipërive dumbabiste”: me Esat Pashë Toptanin për të cilin atdheu njësohej me principatën e të Shqipërisë së Mesme, të cilën ai luftoi ta realizojë me para dhe me ushtarë të Beogradit; me ata dinjitarë të Dibrës, që më 1915 pranuan të qeverisin krahinën e tyre si argatë të paguar të Serbisë; me ata krerë të Mirditës, që kundër vullnetit të popullit të tyre, në 1921 tentuan të themelojnë “Republikën e Mirditës”, të ideuar, financuar e sponsorizuar gjithashtu nga Beogradi; me ata pashallarë, klerikë e tregtarë të Korçës, Gjirokastrës e Përmetit, që u bashkuan me projektin e rrezikshëm antikombëtar të “Republikës autonome të Vorio Epirit”, të projektuar e të sponsorizuar me paratë dhe me ushtarët e Athinës. Do të përfshija në modelin, të cilit i referohet zonja Voltana Ademi, edhe “Republikën e Maleve”, që një grup ish-jerarkësh e bashkëpunëtorë të nazifashizmit të parashutuar nga jashtë, u munduan të krijojnë pas çlirimit, si gjithnjë: me paratë e me sponsorizimin e agjencive serbe e greke të zbulimit.

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
50 Comments
  • Kapeni per “zhelesh” kete baxhelle semafores dhe cojeni
    ne REC ! Ptfuuuuu, race e qelbur saliste- bashiste-metis-
    te. Horret e Rrugacet nuk i mungojne Shqiperise ne te gji-
    tha kohrat…..!

    • Komisionet ven’ e vijne
      Nga Londoni ne Athine…

      Ne Paris u mblodh UNO-ja
      Fol ENVER te lumte goja…

      Ambasadori Austriak ja uli tensionin Saliut deri ne 2.5Volt

    • Me ardhjen e saj, xhufkarët e maskaradës pluhuraliste dalin si kërpudhat pas shiu nga rrogozet e ngrohta të dimrit, dhe fillojnë nga mësymja kundër “armikut të brendshëm”…

      Si nostalgjikë që janë, ata e kujtojnë me mall kohërat e lavdishme sulmeve me goditje të përqendruar. Për të konstatuar këtë nostalgji xhufkore një lexuesi të vëmendshëm do t’i mjaftonin vetëm dy rreshtat e para.

      Stina e vërës është mjaft e përshtatshme për t’ja shpërngulur vëmendjen bedelave nga aktualiteti, prandaj per zbavitje ala-xhufkore nje tjetër lajm “sensacional”…

      Gojët e Liga thonë se nje ndërmjetës prostitutash ka hapur zorrët e barkut para mediave duke e bërë qepaze pas vdjekjes një sheik që paguante cach plot 65 mijë paund për atë… palçkën.

      Mes orgjive e drogës (sacra simplicitas?)

      Na vdiq Qazua, sheikë,
      Ejani të mbajmë pak zi,
      Papritmas nga viagra,
      Duke bërë orgji !

      Na vdiq Qazua, rilindas,
      Ejani të mbajmë pak zi,
      Mbi gop duke thërritur,
      Ja vdekje, ja liri !

      Na vdiq Qazua, demonë,
      Ejani të mbajmë pak zi,
      I shkreti kurrë s’provoi
      Një çikë dhjerokraci !

      Na vdiq Qazua, leshista,
      Ejani të mbajmë pak zi,
      Nga qefi i integrimit i gjori,
      Vdiq mbi dafllak duke q…. !

    • Bravo Xhufi! I vetmi njeri me mend qe ka mbetur ne fushen e studimeve te historise. Faleminderit per shpjegimet qe na dhe per 1913; por sa per Voltazhin e parise se Shkodres e dime historine. Shokdranet, dmth paria e tyre dhe mercenaret e paguar, ishin ata qe nuk ju bashkuan Skenderbeut ne luften kunder turqve dhe kunder Venedikut qe e kishte pushtuarc a blere Shkodren. Ishin me Venedikun qe i tradhetoj parine ne felliqesine e tyre. Ishin paria e Shkodres ata qe nuk ju bashkuan luftes nacional-clirimtare por bashkepunuan me forcat me te erreta kunder popullit shqiptar qe kerkonte te clironte vendin nga fashistet dhe nazistet. Paria e Shkodres ishin ata qe rezistuan ndertimin e Shqiperise pas luftes se dyte boterore dhe e mbushen veriun me cetat e banditeve te Gjon Markagjonit me shoke. Por te gjithe deshtuan dhe perfunduan ne hale te gomereve. Paria e Shkodres deshtoj si felliqesire ne cdo perpjekje anti-shqiptare. Sigurisht qe keta jane gati tja japin Shkodren edhe dreqit edhe Serbise e Rusise por jo Shqiperise. Eshte i njejti qendrim anti-shqiptar i parise se Shkodres. KJo Voltazhja nuk e di qe Kara Mahmud Bushati u pagua nga Vienna (Austria) qe te bashkepunonte me ata kunder Sulltanit. Por pasi mori parate e Vienes ai i preu kokat emisareve Vieneze dhe ja dergojn Sulltanit ne Stamboll duke u betuar qe do ti sherbente Sulltanit. Keta jane paria e Shkodres. Anti-kombetare deri ne fund! Le te shpresojme qe populli patriot i Shkodres nuk do tju shkoje pas huliganeve serbe te dobicit te Vicidolit dhe ta lere kete Voltazhin e larte ne bajgen e saj anti-shqiptare dhe cmendurine qe e ka kapur.

    • Pellumb Chufi me pelqen si historian, dhe si intelektual klasi dhe patriot inteligjent
      por ketu ka nje gabim ,

      Voltana ke te drejte te zbatoje dekretin e Presidentit ,
      pasi Presidenti eshte Kreu u Shtetit ,
      ndersa KQZ esht nje vartes i Presidentit, nuk mund te dali bushti me i rende se sqepari ,
      meqe na thote ai Palmeri i Amerikes

      Ndaj duhet ecim gjithmone sipas regullit te rangut zyrtar ,
      jo sipas deshires sone

      Nuk diskutohet fakti qe Voltana esht nje langaraqe femer , deficente dhe e peshtire ne ligesine partiake dhe ne injorancen e saj
      qe e shpreh sa here qe flet ,

      Por ne kete rast Voltana ka te drejte te zbatoje dekretin e Presidentit ,
      jo te KQZ

      Duhet te mesohemi te respektojme te drejten e tjetrit , kushdo qofte ai ,
      edhe kur esht nje deficente si Voltana , sepse Respekti per te Drejten e tjetrit , esht bazamenti themelor
      per krijimin e nje shiqerie te vertete drmokratiike

      Per kete veti. “ Respektin per te Drejten e tjetrit ‘
      ka edhe nje debat te shkelqyer,
      midis Sokratit dhe nje prej sofisteve me te shkelqyer te Antikitetit , Protagoras

      Ne kete debat Protagoras i jep leksion Sokratit ne lidhje me respektin e te drejtes se tjetrit

      Nje keshille per te gjithe :

      Lexoni Antikitetim te mesoni si te silleni dhe si te arsyetono me Drejtesi ne Demokraci

  • Natyrisht troja Volta duhet ti ketè rrènjèt tek oficerat e malit tè errèt dhe serbève tè zinj, ashtu si dhe e gjithè partia e sajè me Salihun….

    • Nuk eshte hera e pare qe mrokllat e dites censurojne ne menyre selektive komentet. Kur u mungon tagjia fillojne e u bejne presion tutoreve me publikim faktesh, por sapo marrin kaparin, sikur iu bllokohet ryli i fytit dhe fillojne prap nga avazi. Ndryshe nuk ka se si shpjegohet qe s’lene ofendime nga me ordineret pa publikuar, por jo ato me permbajtje neutrale. Pak nga pak ketyre eshte per t’i bere ate qe s’thuhet.

  • Shume I qarte z.Xhufi. E Kam permendur edhe me pare se kallepi i Vultanes, qe ne fillim te viteve ’90 kane hedhur parrullat e Republikes se Shkodres dhe te tjere, edhe me antishqiptare, bashkimin e Shkodres me Malin e Zi. Ky eshte kanseri ose me mire, bomba atomike qe hodhi kryerenegati Sali Berisha ne Shqiperi dhe qe pasojat dhe gjendja nuk kane per te ndryshuar per shume dekada, ne rast se do te mbijetojme.

  • EDHE NJE ARESYE TJETER MADHORE QE VOLTANA ESHTE GATI TÍA DHUROJE SHKODREN SERBISE DHE RUSISE…

    Pervec gjakut te shprishur serbo- rus ne truriin e saj te cakerdisur Voltana Ademi me boltazh te larte antishqiptar ka nje aresye tjeter madhore per te venfose Shkodren ne duart e dreqit dhe te birit .
    Korrupsioni me tenderat, nepotizmi i skajshem, dallaveret dhe vjedhjet me tenderat e bejne ate objekt e subjekt te SPAK-it dhe Byrose Kombetare te Hetimit-BKH.
    Ashtu si per krejt “ Banden e Gangstereve” dhe “ Mafian jashte kontrollit” te SaLikekracise lufta e saj eshte lufte per ekzistence, lufte per mbijetese.
    Eshte lufte per koken!
    Ajo eshte gati te beje gjithcka vetem e vetem te shpetoje vetveten dhe banditet e gangsteret e saj.
    Mision i pamundur!
    Disfate e plote !

  • TE NDRITE MENDJA PROFESOR XHUFI!

    Nje analize e shkelqyer shteruese e krejt dukurise Voltaniste te Opozites Babale te Havaleve te Shqiperise SaLike Putanini dhe banditeve te tyre !
    Miliona euro te bashkive nen kontrollin d tyre kane perfunduar ne duart e liderve qendrore dhe partive te tyre dhe vete atyre!
    Eshte koha per te dhene llogari para ligjit dhe drejtesise!

  • EDHE NJE ARESYE TJETER MADHORE …
    qe Voltana eshte gati t’ia dhuroje Shkodren edhe dreqit e te birit!?

    Pervec gjakut te shprishur serbo- rus ne truriin e saj te cakerdisur Voltana Ademi me voltazh te larte antishqiptar ka nje aresye tjeter madhore per te vendose Shkodren ne duart jo vetem te Beogradit e Kremlinit , por edhe te dreqit dhe te birit .
    Korrupsioni me tenderat, nepotizmi i skajshem, dallaveret dhe vjedhjet me tenderat e bejne ate objekt e subjekt te SPAK-it dhe Byrose Kombetare te Hetimit-BKH.
    Ashtu si per krejt “ Banden e Gangstereve” dhe “ Mafian jashte kontrollit” te SaLikekracise lufta e saj eshte lufte per ekzistence, lufte per mbijetese.
    Eshte lufte per koken!
    Ajo eshte gati te beje gjithcka vetem e vetem te shpetoje vetveten dhe banditet e gangsteret e saj.
    Mision i pamundur!
    Disfate e plote !

    • Po ca je ka thon bre trapi xonit me lesh fallco? Ketu nuk behet fjale se c’fare prallis nje ushtare miope e vene ne sherbim te maskarades 30-vjecare, por perse xhufkat e kllounerve te cirkut bejne sikur nuk i ze gjumi naten nga tronditja qe gjoja i shkaktojne deklaratat e tyre as mish as peshk. Qe nje komision nderkombetar nuk ka se si dhe s’mund te jete kurre institucion legjitim ne nje shtet sovran, kete e kuptojne dhe trutharet qe bejne pa teklif rolin e bythlepiresit hypur maje dege. Nese xhufkat e diktatures do te deshironin t’i vinin pikat mbi i, ata duhet te fillojne t’i bejne autopsine kesaj kaste halabakesh, se fundja eshte shpura e pinjolleve te diktatures, e ndare bajga-bajga qysh me ardhjen e pluhuralizmit te pardesybardheve, ajo qe u ka hapur rruge katapultimit te bedelave ne majat e pushtetit.

  • O .Pëllumb të vlerësoj për mëndjen dijet dhe karakterin,Si moshatarë të them se më zhgënjejë me këto që shkruan.Prerjes Tënde nuk i shkon të harxhosh kohë më veprimet dhe thëniet e një debileje idjoteje që duket edhe nga lëvizjet kur flet se është nën ndikimin e sëmundjeve që kanë kaluar paraardhësit e fisit të saj.Sëmundje që më parë kanë qënë të përhapura dhe i zhduku Partia.Mer shembull nga Ambasadori austriak që ska prisni farë.

    • O Korcar . Me vjen keq , se nga ato qe ke shkruar neper komente , dukesh njeri me tru e sens kombetar ! Ta them kete , sepse shkrimi i prof. Xhufit , ka vlere per shume e shume Voltana ne Shqiperi , se ajo eshte si nje pupace ne duart e Sali Vuk Karaxhicit , qe i vene pas nje taborr me “Dumbabiste ” ! Kjo eshte njekohesisht edhe nje pergjigje poshteruese e bere me mjeshteri , per fqinjet tane e politiken e tyre anakronike !

  • Doli dhe ky sharlatani, me teorira dru me pre. Ky Xhufka ose nuk kupton ose ben sikur nuk kupton qe PD-ne, Sali Berishen, Lulezim Bashen e tere shpurren e rob….qirave te politikes Shqiptare, e ngjizen, finacuan mbeshteten dhe e mbeshtesin nderkombetaret. Kane 30-vite tashme qe nga Baker, Rajerson, Arvizu e te tjere turlirash e kinezerirash matane Atlantikut.

    Shoku Xhufi ose nuk kupton ose ben sikur nuk kupton qe PD-se i eshte dhene nje rol i caktuar tani i atij te femijes plangprishes ne thonjeza, ne cirkun e politikes Shqiptare me pronaret nderkombetare.

    Ky mendon se Shqiptaret akoma hane bar, si ne kohen kur i puthnin rrotat e makines James Baker-it, dhe nuk e kupton qe nga bojkoti qe i bene maskarades elektorale, treguan se jane zgjuar dhe kane kuptuar qe kane 30-vite qe po i luajne poker.

    • Per zagaret bishtprere e ke fjalen zotrote? As mos e disauto fare. Ata jane tredhur qysh ne djep.

      Do te jap nje shembull konkret? Hihi pak syte diku me lart ke zagari XXX qe e dergonin ne Kube per t’i mbajtur ere pordhave te te kastruarit Fidel.

  • Besoj se Voltana e ngatëron vehten me Toni Montana. Problem i madh me ne shqiptarët, na oëlqen që sapo kemi një post, të jemi edhe komandant. Por krisjes (lloj bari) i duhen shkulur rrënjët që të zhduket!!!

  • Shqiperia historikisht eshte drejtuar nga klane qe luftuan per interesat e pushtetit te tyre,asgje s’ka ndryshuar as sot. Emigrimi masiv i inteligjences dhe popullsise Shqipetare eshte pasoje e thellimit te degjenerimit “elitor” te ketyre klaneve,Voltana nuk perben nje rast te vecante,Shteti i Shqipetarve konsiderohet nga vete popullsia si shtet ne meshiren
    e nderkombetareve per te sjelle drejtesine e munguar.
    Ky eshte nje fakt, sado i turpshem qofte,Qeverite Shqipetare punojne per korrupsionin dhe krimin e organizuar shteteror.

  • Si gjithmone i sakte i nderuar Profesor Xhufi, ne argumentimin tuaj. Qendrimi ndaj atdheut e kombit , ndan shqiptaret e vertete nga shqipfolesit qe i ngulin thiken prapa shpine.Respekt i pafund per ju.

  • Historia pereseritet ! Cti besh !! Mendja ben kalane Mendja ben hatan ! PD eshte ber si lopa e cmendur ! Mungon iluminizmi i mendjes ! Ka marr fund Opozita po ecen ne nje rruge pa krye, nuk po dine cfare po bejn!
    As vet nuk i kupptojn ato qe thone !
    Kjo eshte Drama shqiptare ku e futen politikanet e tranzicionit qe ende nuk po mbaron !
    Deri tek SPAK dhe BKH ka dhe pak kohe !
    Dhe nderkombetaret (amerikanet&gjermanet)do ti fixojne gjerat me spak dhe bkh te cilet kane investuar prej kohesh dhe ky investim nuk ka per te ikur lum e per lum, sic kane ikur 30 vjet deri tani !
    Nderkombetaret i njohin mire shqiptaret dhe do tu vene festen simbas kokes !

    • Cfare iluminizim te mendjes thua? Ajo qe kuptojne hordhite e PDse nga iluminizmi eshte zjarri dhe molotovi.
      Copa qelbesirash te ndyra ne sherbim te serbo ruseve.

  • I nderuar Xhufi.Jo vetem Voltana , pore ne pergjithsi kori orkestral i djathte asnjeher kurre nuk ka qen ne binatet te pakte3 kombetar pa lere pastaj , derivatet qe rrjedhin nga ky problem themelore.
    Si dje ne luften Nacional Clirimtare si sote ne luften e Kosoves si ne proceset demokratike keta kan vetem nje qellim.Thiken pas shpine Atedheut te vet. Ky kia qen eshte dhe do te jet misioni i tyre i felliqur historike.
    Dje ne lufte u pozicionuan kuder interesave te Atedheut. Ne luften e Kosoves po e njejta gje. Ne proceset Demokratike ne emer te demokracise dhe dhe te lirise e bet copa e cika shqiperin e gjore.
    Edhe sote qe nderkombetaret u pozicionuan ne posita te forta per ta ndihmuar shqiperin keta kalojn ne pozicione te tjera Antikombetar si lidhjet me djellin dhe te birin vetem e vete qe shqiperia te mose behet.
    Pasurit e tyre te jashteligjeshme kane bere te mundur te shkallmojn cdo limite demokratike ne emer te statukojes se tyre.
    Kjo duke sheshit.
    E majta shqiptare dje u bashkua me fitimtaret. Ne luften e Kosoves gjithashtu, ne prceset demokratike e vetem po i shtyn problemet me gjith pengesat e medha qe sjellin keta mjeran politik me nuanca te theksuera antikombetare.!
    ASE NUK JAN TE ZOTET TE BEJNE SHTET
    ase nuk te lejn te besh shtet.
    kETA NJE RRUGE E VETM KA NGELUR.
    NXJERRJA E TYRE JASHT LIGJIT SI PARTI tERRORISTE.!

  • Pelltum Xhufka ky hajvan,
    as historian, as politikan,
    me ate ze te holle te pjerdhur,
    ngjan porsi nje dem i tredhur,
    kur ne politik Xhufka na ish,
    mek mek mek porsi kulish,
    kur histori Xhufka ze e rrefen,
    mbare gomeret i ngazellen,
    le po kur i thone dhe Prof.
    Xhufke trapit, ketij gallof.

    • Eeeeh… , more shtaze ! Cfar mund te pritet tjeter nga egersira si ti , qe di vetem te hash dhe te dhjesesh?

      • PoPo-dhjeri juglindor jo Nocken por edhe lekuren ta ndryshoje, atij nuk i shqitet kollaj era e atij te thatit. Me tre XXX duket sak si njethundrak

  • Pa na thuaj ti dum babist ke do per pronare ti? Rusine? Serbine? Apo Turqine? Meqe nuk te pelqejne ata qe te dhane nje shtet te ri shqiptar te quajtur Kosove dhe ata qe formuan shtetin shqiptar me 1912.
    Apo ti je i lenjes ” me forcat tona bejme namin?”

  • E po vetem me shokun Xhufi ndodh qe nje qytet si Shkodra t6e drejtohet nga nje force politike qe nuk ka mbledhur as 10% te konsensusit.
    Bej histori sa te duash o Xhufke po demokracia i ka ca rregulla e nuk mund te mbulohet me perralla.

  • A e shikoni se cfar elementesh antikombetare e injorante bashke, ka zgjedhur PD ne krye te Bashkive!
    Duhet ambasadori austriak te na e kujtojne se nuk jemi ne kushtet e vitit 1913!…Ambasadoret tjere e injoruan fare Voltanen dhe mire ja bene por shqiptaret si pak po reagojne!

  • Pershendetje prof. Pellumbi!
    Porse dhe paraqardhesit e kryetares deri dje ne detyre, kam bindjen si shkodran nuk do te ishin ne nje mendje me pasardhesen.
    Gazmir

  • Volta Vult Velt !

    Ia nxori kallajin PD qe nese nuk ka kellqe te mbaj pushtetin fton nderkombetaret.
    Ku asht ideja e partise per ti sherbyer kombit,atdheut.Kjo PD duhet te nxirret e jashtligjeshme.Nuk i sherben vendit dhe kombit.Drejtuesit e saj,pse jo, dhe militant apo anetare partie jane agjenta ne sherbim te Beogradit dhe Athines pse jo dhe ma larg te ariut polar Rus.Vec’sa ma siper keto jane te krimit dhe te korrupsionit.
    Me ban pershtypje qendrimi Amerikan qe i di te gjitha keto pislleqe te PD.Arrin deri ti klasifikoj ne (Parti) organizat te dhunshme dhe ma keq ne terroriste dhe frenon,stopon.Mos ndoshta i duhet ky lloj kontigjenti per ma vone qe nuk i dihet se si do vije koha dhe i mban si asin nen mange.Nese mendohet nji gja e tille.Politika asht vertet kurve e pa karakter.Dhe si perfundim ishim mire(monizem) kur ishim “keq”.

  • Menderisht dhe intelektualisht Voltana Ademi eshte nen nivelin mesatar te nje personi ordiner qe nuk ka shume informacion per historine gjeografine politiken ekonomine !
    Nje paaftesi e pa pare e nje nenpunesi administrativ i cili nuk e ka haberin e nenpunesitte shtetit !
    Ngatron Partine me administraten duke e konsideruar prone vetjake partiake !
    Rrace skelleverish tinzare !
    Ajo edhe shqipen nuk e flet sic duhet !

  • Voltana Ademi qendron aq lart ne vlera qytetare krahasu me dordolecet Dako a Sejdini. Ajo nuk i ka 5 lek borxh askujt sa ishte ne detyre. Peshtyni Gjush Dakot, Qazim Sejdinet qe kane rrjepur pare ne detyre me leje ndertimesh si kryetar bashkish dordolece te mafies se ndertimeve.

    • Volta mund te mos i kete borxh askujt, por i ka borxh Shqiperise te njohi ligjin e shtetit dhe ta zbatoje.
      Nuk e ndaloi njeri te hynte ne zgjedhje.
      Nuk e pranoi njeri te protestat e studenteve ne Tirane.
      Ja di vleren e lekures vetes.. Cope kafshe, leter bythe per misionaret antishqiptare.

      • Voltana Ademi dhe Gjush Dako. E para pa asnje akuze korrupsioni. I dyti i ba balte e mut me pergjime me lloj lloj zagaresh me afera korruptive dhe i ve edhe zjarrin arshives bashkise se fundmi per te djeg poshtersite e veta keto vite. Ky eshte misioni antishqiptar, te mbrohet Gjush bajga duke sulmu Voltana Ademin.

        • Voltana me molotov ne dore eshte e njejta putane si Gjush Dako me shtetin ne dore, e njejta buce e hajdutit Lul Basha, apo e harrove kete? Nga i merr urdherat keshtu apo nga qielli?

  • Pellumbo, cdo gje qe shkruan ketu eshte mese e drejte dhe kuptimi i mesazhit te ambasadorit austriak eshte pikerisht ky qe ke paraqitur.
    Pyetja eshte nga e mori Voltana voltazhin e shperthimit te molotovit.
    Nga Basha e Berisha.
    Po keta nga u karikuan te shperthejne dhe ta kthejne Shqiperine ne 1913en?
    Nga Ramut bajga greko serbe.
    Riciklojne njeri tjetrin, qe nga Esati deri te Mithat Ramuti.
    Shqiperia eshte ne treg, me, apo pa deklaratat e Voltanes.
    Sovraniteti i Shqiperise ka arritur fundin e 1913es, e ka prekur me vepra ne Jug, dhe po i diskutohet veriu me fjale.
    Ndersa Voltana leh, Ramuti e ka bere realitet Vorio Epirin.
    Duhet te heshtim perballe ketij fakti?
    Ku jeni ju intelektualet patriote?
    Vendi kishte dhe ka nevoje per lidere. Qe kur studentet dolen ne demonstrate ishte e domosdoshme bashkimi i intelektualeve me ta, po nuk ndodhi.
    Ja rezultati. Indiferenca e secilit eshte indiference kolektive.
    Pasojat jane fatale, exil i shqiptareve, dhe kthim i Shqiperise ne vitin 1913

  • Xhufkè ,

    Qemali, nuk hyn nè punè kètu fare, ai ishte i pari, ai ishte ai i qè e gdhèndi. Kètè qè kemi sot, e kemi pa allate, e kemi pèr tè bèrè PORTOKALLI me hajdutè e vrasès. E kupton Zotrote ku na pikon çatija? E kemi “mè tè mirin” mes gjithè atyre qè ishin nè borderonè e fqinjve. Ky, tè paktèn, nuk na vret.
    Pèr njè kandidaturè nè BE, njè pritshmèri afganistanase, profesor?
    Apo jam gabim?

    • O Korcar . Me vjen keq , se nga ato qe ke shkruar neper komente , dukesh njeri me tru e sens kombetar ! Ta them kete , sepse shkrimi i prof. Xhufit , ka vlere per shume e shume Voltana ne Shqiperi , se ajo eshte si nje pupace ne duart e Sali Vuk Karaxhicit , qe i vene pas nje taborr me “Dumbabiste ” ! Kjo eshte njekohesisht edhe nje pergjigje poshteruese e bere me mjeshteri , per fqinjet tane e politiken e tyre anakronike ! Shikoje gomarin me siper@E ema e Zeqos !

  • Zonja Voltana dhe Demokratet e Saleh Berishes:
    Zgjedhje me e “mire” per Shkodren do ishte te vendoset nen protektorat te presidentit te Malit te Zi: Milo Dukanovic .
    Po per 107 vite Europa nuk din cka te beje me neve.
    Kroacia dhe Sllovenija jane shtete vetem per 29 vite e tani te dyja jane antare te BE.
    Ahmati, Hoxha, Haxhia, Shehu dhe Salehu nuk paten sukses.
    Te provojme dicka tjeter…

  • Je shume njeri i vogel Pellumb. Zar i imperializmit dhe je i gatshem ti servilosesh atyre eq poshterojne vendin tend. Nuk te vjen turp nga vetja qe je kaq frikacak dhe servil i amerikaneve?

    Seriozisht e kam

  • Paskemi qene popull shume i komplikuar , lexo komentet te kuptosh ….hedh nje e cmendur nje gur ne lume dhe….

  • Me tre iksa fuksin,
    Tutori se c’e nderseu,
    Pasi e kreu misionin (ham-ham)
    Me dere koken ja mberrheu.

  • Profesor, faleminderit per Kete info Te rendesishme. Niveli juaj Shume I larte profesional si historian eshte I rralle ne radhet e intelektuaaleve shqipetare.
    Komentuesit negative jane sa injorante ne kete fushe aq edhe negative qe vetem ofendojne banalisht.
    Po te kishin nivel e kurajo nuk do shkruanin komente, pot do shkruanin artikuj. Pike!

  • Flm profesor, jeni PENA E ARTE. ndoshta nuk do gaboja por ju jeni Konica i kesaj epoke ku politika dhe politikanet E VETZGJEDHUR kane nje mision tu buzeqeshin nderkombetereve SI dhe kur jane ne situate kritike i kercenojne kurse pushtetin politik e perdorin sipas pragmatizmit te tyre personal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *