Voltana Ademi kundërshton Bashën, shkon në Kushtetuese

Elena Tase

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi nuk i ndahet asaj që ajo e quan paligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit. Pas një kallëzimi penal në Prokurori për anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Volta Ademi do depozitojë një kërkesë të tillë edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Krejt ndryshe nga ajo që po ndjek Basha, Voltana Ademi nuk i ndahet zgjedhjeve, teksa i duhet të lirojë zyrën, sepse në vend të tij u votua në 30 qershor Valdrin Pjetri.

Por, përvec ankesës në Kushtetuese, si kryebashkiake e Shkodrës, Volana Ademi do të firmosë edhe si kryetare e shoqatës së bashkive të Shqipërisë, edhe pse askush nuk mund të vërtetojë, nëse hapi i Ademit është në përputhje edhe me vullnetin e kryetarëve të tjerë të bashkive që bëjnë pjesë në këtë shoqatë.

Gjithsesi, Voltana Ademi, si e vetme “trime në luftë” do të kërkojmë të paktën ligjërisht sa më shumë vonesa në dorëzimin e zyrës, për aq kohë sa logjika juridike thotë se në momentin kur një çështje është në proces, atëherë ajo nuk mund të zhbëhet.

Pavarësisht nga kjo, vetë Voltana është treguar e ashpër në qendrimin e saj për të mos lënë zyrën, ndërsa ankesa në Kushtetuese nuk dihet se kur mund të shqyrtohet për aq kohë sa nuk është ngritur kjo gjykatë.

e.t./dita

Share This Article
5 Comments
  • Do me ndejt edhe pak ne ate karrige. Ka disa “pune”, pa perfundu. Shtet “rrumpalle”. 28 vjet demokraci e me 21 vjet kushtetute. e akoma nuk dihen pozicionet e gjithsecilit. Gjerat po zvarrisen deri ne krijimin e Gjykates Kushtetuese. Kur te jape vendimin GJK, njera nga palet do gezohet , tjetra do te thote, gjykata eshte e kapur.
    Bota po tallet me ne. Nuk ma merr mendja qe do te kete vend ne bote pa GJK e GJL (supreme).
    Ne ne kete drejtim nuk jemi as ne Boten e Trete, por ne Boten e Katert ( ekstra).

  • O shkodrej të mënçur dhe më humor,o shkodrane të mënçur dhe të bukura.Po pse more këtë të çmendur që kryen punë,veprime e levizje të pakontrolluara,prej skizofreneje kini zgjedhur e kini mbajtur,vite me radhë, në qafë e ju ka drejtuar ju.O ju fshirë mortja juve për këtë.Zbojeni që të mos dalë para shqiptarëve,as.si shkodrane e thjeshtë,e jo më si qytetarë e parë.E kuptoni që ju nxin faqen.

  • Problemi eshte se Rama kur nuk do e kishte fituar Veriun me zgedhje te regullta! Prandaj Basha ia ofroj keto komuna keshtu!
    Tash mbetet ma pa ku fitoj kunati te drejten me ngrit pallat!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *