Deputetja e Partisë Demokratike, Voltana Ademi ka pohuar faktin se është e gatshme të garojë në zgjedhjet lokale për bashkinë e Shkodrës, nëse lidershipi i demokrat në qendër vendos ta kandidojë emrin e saj.
”Unë jam deputete e Qarkut Shkodër dhe jam përpjekur që ta bëj këtë punë me mundësitë që kam patur me dëshirën dhe vullnetin. Normalisht që në politikë kur merr pjesë je aty për t’u angazhuar dhe sakrifikuar, padyshim që nivele të ndryshme të politikës kërkojnë një angazhim të tillë.
Gjithmonë unë kam qenë e gatshme të kontribuoj në politikë në pozicione dhe në nivele të ndryshme dhe jam e gatshme edhe tani. Do të vazhdoj të jem pjesë e një fushate të rëndësishme në Shkodër për të fituar Bashkinë e Shkodrës dhe jo vetëm Bashkinë e Shkodrës por edhe Bashkitë e Qarkut të Shkodrës dhe kjo është më e rëndësishme në këtë moment dhe këtë ne do ta bëjmë bashkë me qytetarët, bashkërisht, duke marrë pjesë fuqishëm, jo vetëm për shkak të problematikave të Shqipërisë tani edhe të Shkodrës gjithashtu”, shprehet Ademi për A1 report.
Fillimisht Ademi u propozua nga deputetja Mesila Doda.

Voltane moj zoguuuuu po ti si do kandidosh ne Shkoder ku nuk jane demshperblyer njerezit akoma kur ti ishe prefekte,pale po dole me xhozin-zhelefinen dhe the SHKODRA eshte ba si VENEZIA e mban mend,me car moto do dalesh tiiiii me moton SHKODRA si VENEZIA,Demshperble njehere pastaj dil e premto genjeshtra te reja..
Voltana…!!?? Pa merita,pa eksperienca,pa formim akademik per te administruar nje qytet te rendesishem…..!!?? Emerim politik ? Po ! Tenxherja kapakun…!!
Sokol Ramadani dhe vetem Sokol Ramadani duhet te jete kandidati i PD….te tjeret,zero !