“Volvo” i thotë lamtumirë çelësit fizik

redaktor
Volvo customers will be offered an application for their mobile phones to replace the physical key with a digital key. The innovative Bluetooth-enabled digital key technology, will offer Volvo customers far more flexibility, enabling them to benefit from entirely new ways to use and share cars.

Pas më pak se një vit, kush do të blejë një “Volvo” të re do të mund të bëjë zgjedhjen revolucionare për të hequr dorë nga çelësi.

Nga viti 2017, shtëpia suedeze e automjeteve do të bëhet e para në botë që do të ofrojë një aplikacion për telefonët smart, që do të mundësojë zëvendësimin e çelësit fizik me atë elektronik.

Teknologjia inovative, që do të prezantohet në Kongresin Botëror të Telefonisë në Barcelonë, parashikon lidhjen përmes Bluetooth, duke ofruar mundësi të reja përdorimi të automjeteve.

Aplikacioni i zhvilluar nga “Volvo” mundëson zhvillimin e të gjitha funksioneve për të cilat aktualisht përdoret një çelës fizik, si për shembull për të bllokuar dhe zhbllokuar portat apo portën e bagazheve, por edhe për të ndezur motorin.

Për më tepër, kjo teknologji do të mundësojë menaxhimin e më shumë se një çelësi dixhital përmes aplikimit, duke ofruar akses në vetura të ndryshme “Volvo” të vendosura në vende të ndryshme.

Phone as key
Phone as key
Volvo Cars digital key
Volvo Cars digital key
Share This Article
1 Comment
  • Kjo bukur asht.
    Po nese i hyn lageshtina ,e vjedhin,e humbet mbajtesi(aparati) i butonit te komandimit.Volvo qendron besnike per te mos iu nenshtrue deshirave te pronarit aq ma teper ne nji kohe teper te ngutshme qe i duhet se s’ben makina Volvo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *