
Ministri i Mbrojtjes së Holandës në atë kohë, Joris Voorhoeve, ka thënë se në maj të 1995-s ndërmjet tre vendeve është bërë një marrëveshje e fshehtë për mos-përdorimin e forcave ajrore të varura nga NATO.
Voorhoeve këto deklarata i ka bërë gjatë një reportazhi për një dokumentar në lidhje me gjenocidin e Srebrenicës, duke sqaruar se për marrëveshjen në fjalë është bërë me dije gjatë shqyrtimit të dokumenteve në lidhje me Luftën e Bosnjës, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishin bërë publike dy vite me parë.
Voorhoeve, tha se Kryeministri dhe ministrat e linjës së asaj kohe në Holandë nuk kanë e pasur një informacion të tillë.
Marrëveshja sekrete është nënshkruar për shkak të marrjes peng të disa ushtarëve francezë dhe anglezë nga gjenerali serb i asaj periudhe, Ratko Mladiç, sqaroi Voorhoeve.
Sipas Voorhoeve, i cili pretendon se marrëveshja sekrete ndërmjet tre vendeve është firmosur në maj të 1995-s me kërkesë të Anglisë dhe Francës, në qoftë se ushtarët holandezë do të kishin një mbështetje të fuqishme nga ajri, rezultati nuk do të ishte kaq tragjik.
Në vitin 1995 një numër i madh boshnjakësh të strehuar në një zonë të sigurt të kontrolluar nga ushtarët holandezë, të cilët ishin pjesë e misionit të NATO-s në Bosnjë, u ishin dorëzuar forcave të drejtuara nga gjenerali serb Ratko Mladiç dhe më pas ndodhi masakra e madhe, që e dimë.
Mladiç vazhdon të gjykohet në Tribunalin e Hagës, një gjykatë penale ndërkombëtare që është ngritur për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.

Ec e kerkoni shtepine e verdhe ne burrel,se jua jep celesat Basha!
Care disinformimi, forcat Hollandeze ishin ne kunder to OKB jo Nato.
Po te ishin te Natos as qe I vete mendja serbeve te merrnin Sebrenicen!
Me marrveshje te ushtris Hollandeze eshte bere masakra e Srebrenices ,