Thonë që Nastradini
E kishte merak
Që ta linte vorbën
Shtruar pa kapak.
Nëpër vilajete
Ishte hapur fjalë
Vorbë e Nastradinit
Zien shum’ ngadalë.
“Mos u merakos
Moj e mira vorbë
Me kënd mos llafos
Në ke mish a çorbë.
Hasmi me sy bakër
Të plasë nga meraku
Se çfarë ti ke brenda
Ta dijë veç kapaku.
Se ç’ ka vorba brenda
Nëse do ta dish ?!
E mbush Nastradini
Për çdo ditë me mish.
Mish nga më i miri
Tule vetëm tule
Kurrë kjo vorba ime
Nuk zien fasule.”
Por një djalë i ri
Tepër kureshtar
S’vinte gjumë në sy
Vorbën pa e parë.
Gjatë vigjëloi
Sa të ikte plaku
Te vorba vrapoi
Drejt e te kapaku.
Sa ngriti kapakun
Brenda për të parë
Sa shumë kutërboi
Plëndës i palarë.
Plëndës i palarë
Ja doli në shesh
Bashk’ me të në vorbë
Këmbët me gjith’ lesh.
Le ta lëmë pas
Këtë mesele
Të shohim se ç’ka
Sot një vorbë e re.
Duket sikur erdhi
Dita e qametit
Dalngadalë po hapet
Vorba e pushtetit.
Është vorbë moderne
Që punoi me gaz
Zjeu korrupsionin
Dhe vjedhjet pa masë.
Valoi ajo vorbë
Me zjarrin e shtetit
Për tetë vjet me radhë
Kofshat e rryshfetit.
Grafulloi vorba
Sa iu derdh ana
Në të u përzien
Tatime, dogana.
Avulli i vorbës
Davaritej jashtë
Kishte n’atë vorbë
Krom po edhe naftë.
Nuk përtonte vorba
Brenda të valoje
Gjithçka ishte vjedhur
Toka edhe troje
Më të mirën vorbë
Pati Qeveria
Zjeu sa u ngop
E gjithë kusaria.
E nëse kjo vorbë
Prapë nuk do thyhet
Shumëkush e di
Çfarë në të do zihet.
e ke fjalem per nje tip qe shkruan ketu me nick nastradin?
E ka fjalen per ate nipin e nastradinit qe ishte 22 vjet komunist me teser dhe 22 vjet komunist i djathte !
E ka fjalen per ate nipin e nastradinit qe deputetet i kishte niprit e atyre te togave te pushkatimit !
E ka fjalen per ate nipin e nastradinit qe kerkonte varje me litar neper gjyqe dhe pastaj ulurinte bulevardeve …komunistet ne litar !
E ka fjalen per ate nipin e nastradinit qe i shiste naften miloshevicit !
E ka fjalen per ate bastardin qe vrau njerzit me duar ne xhepa !
E ka fjalen per ate bastardin qe donte tu blinte gjakun ,si beri me Gerdecin !
E ka fjalen per ate bastardin ,qe brodhi europen me analizat e shurres se enferrit dhe kurre titullin “hero” nuk ja hoqi …e kishte baba !
E ka fjalen per ate bastardin ,qe kish ber betimin e Hipokritit dhe Katovices qe ngujoi njerzit ne trotuar dhe i la te beheshin pishtare human !
E ka fjalen per ata bastardet qe e mbajten ne pushtet ,ato larvat e corbes ,ata prekuror te felliqur qe ishin dhe jane kapaku i corbes ..qe gjykojne ende PERIKLI SHQEVIN
E KA FJALEN PER ATA TRUSHPELARET SI TY …QE VEMJE KANE LINDUR DHE ASHTU DO VDESIN !
SAHANELEPIRES CORBASH TE QELBURA !