Klandestinët e afrikanë dhe sirianë që mbahen në qendrën e pritjes në Kareç të Vorës ankohen për kushtet e këqija në ambientet ku mbahen të izoluar. Situata e tensionuar e krijuar në këto ambiente, ka detyruar Policinë e Shtetit të marrë masa më të rrepta me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, duke shtuar shërbimet në këto godina të Qendrës së Mbylljes së Emigrantëve të Parregullt në fshatin Kareç. Klandestinët ankohen për kushtet e këqija higjeno-sanitare dhe prekja nga sëmundjet infektivë në këtë qendër.
