Një ditë pas betimit, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë paraqitur sot në punë.
Ora 7:56 ka mbërritur Arta Vorpsi, e cila u “betua” para noteres, duke shmangur Presidentin.
Rreth 10 minuta më vonë, në ambientet e Gjykatës Kushtetuese ka mbërritur anëtarja tjetër e dekretuar nga Kreu i Shtetit, Marsida Xhaferllari.
Gjykata Kushtetuese është kthyer në një “betejë” mes Presidentit Ilir Meta dhe maxhorancës, duke vënë në pikëpyetje serioze procesin e formësimit të saj
Dje u betuan tek Presidenti Elsa Toska, Besnik Muçi, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari.
Elsa Toska u bë anëtarja e dytë e Gjykatës Kushtetuese pas Besnik Muçit.
Më pas u betuan Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari.
Pas betimit të tyre reagoi Presidenti i republikës, Ilir Meta.
“I lumtur që më në fund, pas dy vitesh, fillon sot nga funksionimi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë!
Urime tre anëtareve të reja të kësaj Gjykate, znj.Elsa Toska, znj.Marsida Xhaferllari dhe znj. Fiona Papajorgji!”, shkroi Meta në “Facebook”.
j.l./ dita
