Partia Demokratike, përmes zëdhënëses së saj, akuzon maxhorancën për emërime politike në arsim. Në një deklaratë për mediat sot në mesditë, Laura Vorpsi tha se Mimoza Kuqi, e cila u emërua në krye të Drejtorisë Arsimore në Tiranë, ka qenë pjesë e një spoti të fushatës zgjedhore të PS-së.
“Mimoza Kuqi që u caktua dje Drejtoresha e Arsimit për Tiranën, është një militante e njohur e Partisë Socialiste. Çdokush mban mend angazhimin e saj në të gjitha zgjedhjet e të majtëve, por veçanërisht në këto të fundit ku zonja Kuqi ishte aktore kryesore në spotin televiziv të Partisë Socialiste, ku bënte thirrje për të votuar numrin 29.
Edhe procesi i zhvilluar në rrethe, por veçanërisht konkursi i djeshëm për Tiranën nxori në pah gënjeshtrat e përsëritura të kryeministrit për mbajtjen e arsimit larg politikës. Kudo janë caktuar në krye të drejtorive arsimore funksionarët më të lartë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim”, tha ajo.
Më tej, Vorpsi shtoi se edhe emërime të tjera në këtë sektor janë bërë mbi baza militantizmi dhe jo profesionalizmi.
“Në Berat e fitoi konkursin për drejtor të arsimit, kryetari i Degës së Partisë Socialistë.
Në Vlorë e fitoi konkursin për drejtor të arsimit, kryetarja e grave socialiste.
Në Gramsh, kryetarja e Partisë Socialiste të këtij rrethi.
Në Gjirokastër, udhëheqësja e fushatës së Partisë Socialiste.
Në Fier, sekretari i deputetit socialist.
Në Dibër, nënkryetari i Partisë Socialiste.
Në Elbasan, gruaja e një drejtuesi të lartë të PS-së.
Dhe kulmon me Tiranën, ku emërohet në krye të arsimit zonja e spotit të Partisë Socialiste.
Kjo është hipokrizia e Edi Ramës me standartet, ky është koncepti i Edi Ramës për shkatërrimin e arsimit, ky është revanshi i Edi Ramës në shkollat tona publike”, tha ajo.

Po shoke, rrreaksioni eshte i gjalle… Te forcojme unitetin!
E ka gabim kjo Vorpsi —
Emerimet nuk jane mbi baza militantizimi partiak , po mbi baza militantizmi Religiozo-Bizantin ,
dhe kjo eshte akoma me e rezikshme dhe me e piste natyrisht….
Uuuuuuuuuuaaaa sa e zgjuar kjo Lara, uuuuuuaaa. Si i kap problemet. Uuuuuuuuuaaaaaaa.
Po cdo PD-ja, te zgjidhen nga te sajet, qe te marrin per cdo emerim nga 3000 euro
e te flirtoje Laura me Pollon dhe pastaj te na thote se si i kane emeruar shefat e arsimit ne rrethe. Po si i thone ysmeqari do beje punen qe i jepet.
Laura ka nevoje te nje dite tek “studioja” ime e punes dhe ta instruktoj une se si flitet ne konferenca shtypi
Laura kerkon te behet shefe kuadri ne PS, pasi shkundet ne Shoqaten PD.
Po ju te P.D.(.) si i benit emerimet: ne baze krahine apo cilsie SEXI?