Voskopoja e pësoi nga luksi i femrave?

redaktor

Jean-Claude Faveyrial (1817-1893), autor i nje libri me titull “Historia e Shqipërisë”, ishte një nga përfaqësuesit më në zë të Kishës lazariste të shenjtit Saint Vincent de Paul.

Në shkrimet e tij, Voskopoja kishte tri kisha të mëdha: ajo e Shën Mërisë, e Karallambit dhe e Shën Nikollës. Ajo kishte më se 45 mijë banorë. Shkollat e saj ishin të shumta dhe në lulëzim. Ato frekuentoheshin jo vetëm nga fëmijët e qytetit, por dhe nga të ardhur të tjerë nga Nikolica, Lipoteni dhe nganjëherë edhe shumë larg. Nga Voskopoja, ashtu si nga Janina, për të përfunduar studimet shkohej më pas në shkollat e Italisë…

Voskopoja, ky qytet i lulëzuar, u plaçkit për herë të parë në vitin 1753 ose më 1754. Hordhitë osmane të Dangëllisë dhe Kolonjës, qenë fillimi i këtyre fatkeqësive. Ata plaçkitnin karvanët dhe vrisnin ata që vinin në tregun e këtij qyteti. Për Shqipërinë e Epërme, pasuria e Voskopojës dhe Vithkuqit ishte një burim begatie. T’i shkatërroje ato, ishte si të shkatërroje vendin.

Megjithatë, Voskopoja do të plaçkitej përsëri më vonë dhe këtë Faveyrial e kishte mësuar nga dëshmitë e shumë prej voskopojarëve që i kishte takuar dhe që ende banonin atje.

“Voskopojarët ia vunë fajin luksit të tepruar të femrave të tyre. Kjo është aq e vërtetë, saqë vetë Perëndia vuri në punë duart e njerëzve të ligj për të çuar në udhë të drejtë ata që kanë dalë nga udha e Zotit. Duke e parë të pamundur të qëndrojnë në një vend të mbushur me armiq, voskopojarët kërkuan një garnizon. Por, garnizoni përfundoi atë çfarë kishin filluar kaçakët e tjerë. Dhe, atëherë, të gjithë të pasurit e braktisën këtë vend të mallkuar, njëri pas tjetrit”. /Standard/Telegrafi/

Share This Article
2 Comments
  • Malesoret kete zanat kane pasur gjithmone si sot duke zaptuar troje te xanuna , keshtu benin Mirditoret nje shekull me pare , zbrit ne fusha grabit e kthehu ne strofullen e malit , skraparllinjte , gramshaket , leberit dhe me te tmerrshmit fare suljotet qe ishin tmerri i gjithe jugut te Epirit .

  • Voskopojen e shkaterruan derebejte e jugut,ata qe paguheshin nga tregetaret voskopojare per te mbrojtur qytetin.Shkaterrimi i qytetit fillon me suprimimin e patrikanes se Ohrit nga patrikana greke e Stambollit.Kisha greke nxiti derebejte e Staroves,Sulit,Frasherit,Tepelenes te djegin Voskopojen,pasi ne akademine e saj mesohej vllahisht dhe shqip me shkronja latine.Teodor Kavaljoti rektori i akademise se voskopojes, hartoi fjalorin tregjuhesh vllahisht-shqip-greqisht.Ne kisha, mesha mbahej ne gjuhen vllahe.Derebejte ishin te fortet e lagjes,qe paguhen sot per te mbrojtur dyqanet.Kur i kerkuan rrogat e prapambetura Turqise,sulltan Mahmuti i mblodhi te gjithe ne Manastir,nja 500 kapadainj,dhe i pagoi mire me plumba ballit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *