Mbroçkulla e fundit është «nisma» për të ulur kufirin minimal të moshës së votuesëve të vendit tonë, nga 18 vjeç që e kemi në Kushtetutë, në moshën 16 vjeçe! «Indicjen » për t’u bërë « zëri » i këtyre gjashtëmbedhjetë vjeçarëve, kryeministri ynë n’a e paska marrë « nga miqtë e tij të vegjël të Facebook-ut »!
E drejta e votës është e drejta më e lartë e qytetarit, gëzimi dhe përdorimi i së cilës, pasësjellë domosdoshmërisht të drejta dhe detyrime të tjera, të cilat nuk mund t’i veçosh, duke i prerë me thikë. Nëse u jep 16 vjeçarëve të drejtën e votës, do pranosh se ata e kanë mbushur moshën e duhur për t’u konsideruar persona madhor, persona me zotësi të plotë juridike dhe për të vepruar. Pa qënë në moshën madhore, nuk mund t’a gëzosh, t’a disponosh dhe t’a përdorësh të drejtën e votës. Në se të drejtën e votës e lidh vetëm me moshën e pjekurisë të fëmijëve, sikurse bënë kryeministri ynë, atëherë kjo moshë pjekurie ka si pragë të saj moshën 14 vjeç dhe vazhdon deri në moshën 18 vjeç. Të ndash moshën madhore të një personi, me moshën e pjekurisë së tij, do të thotë të ndash zotësinë e plotë juridike dhe për të vepruar, nga pavarësia e kufizuar që kanë të miturit 16 vjeçar. Do të thotë më në fund që t’i përdorësh ata « si mish për top ». Kjo për shkak se mbushja e moshës madhore nuk ka vetëm privilegje, por ka edhe përgjegjësi. Në se një 16 vjeçari do t’i japësh të drejtën më të lartë, sikundër është e drejta e votës, athëhere je i detyruar të përshtatësh gjithë legjislacionin, duke filluar nga e drejta kushtetuese, e pastaj te drejtën penale, civile, familjare, trashëgimore, administrative, ndërkombëtare, duke vendosur si moshë madhore, që pasësjellë zotësi të plotë për të vepruar, domethënë të drejta dhe detyrime, moshën 16 vjeç, nga 18 vjeç që e kemi sot.
Kjo do të thotë që 16 vjeçarit t’i japësh të drejta të plota trashëgimie, të bëjë testamente ligjore, të bëjë të gjitha llojet e kontratave, duke filluar nga ajo e shitblerjes, e dhurimit, e sipërmarrjes, e deri te kontrata e kredimarrjes me bankat. Kjo do të thotë që 16 vjeçari, në se kryen një vepër penale, të mos konsiderohet si i mitur, sikurse e kemi sot në legjislacionin tonë kushtetues dhe penal, duke marrë gjysmën e dënimit për veprën penale që ka kryer, por të trajtohet siç trajtohen sot 18 vjeçarët e lart, që konsiderohen madhor, dhe që u jepet pa hezitim dënimi i plotë sipas Kodit Penal, deri edhe burgimi i përjetshëm, i cili është i ndaluar me ligj të jepet për të miturit. Kjo do të thotë që 16 vjeçarët të shkojnë ushtar, të lidhin martesë ligjore, të bëjnë adoptim të fëmijëve etj, etj!
Një kryeministër i përgjegjshëm, para se të bëjë një propozim të tillë, duhet të respektojë konceptin e interesit më të lartë të 16 vjeçarëve. Ky interes më i lartë nuk kërkon që t’u bëjmë « qejfin » 16 vjeçarëve, duke u dhënë të drejtën që të votojnë për Saliun. Dhe pastaj, kur të kryejnë një vepër penale, nga gjysmën e dënimit që duhet t’u japim, t’i « kalbim » në burgje, deri duke i kryer vitet e burgut kokërr më kokërr siç është parashikuar në Kodin Penal, pavarësisht se pjekuria e moshës së tyre nuk arrinë t’i konceptojë, t’i analizojë dhe t’i vëri në zbatim njëllojë me një njeri madhor, sikurse konsiderohen 18 vjeçarët.
Një pavarësi më e madhe për 16 vjeçarët nënkupton dhe përgjegjësi më të mëdha. Ky 16 vjeçar, të cilit Berisha kërkon t’i jap të drejtën e votës, domethënë që kërkon t’i jap zotësi të plotë për të vepruar, nuk mundet më të justifikohet nesër në marëdhënijet me të tjerët se “prindërit e tij nuk dinin gjë”, apo se ai nuk ka mundësi të ekzekutojë një kontratë, për shkak se ajo vendos detyrime të rënda financiare.
Ai ka të drejtën të lidh një kontratë, si person në moshë madhore, por bëhet edhe debitor, (ose merr përsipër një detyrim për të shlyer) dhe nga pikëpamja juridike, nuk ka më rëndësi, nëse personi ka fituar më parë, pëlqimin ose jo të prindërve.
Në nenet 18 dhe 27 të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, njihet dhe shpjegohen përgjegjësitë e prindërve në kujdesin për të miturit, sikurse janë 16 vjeçarët. Nga ana tjetër në këtë Konventë, si dhe me këmbëngulje të vazhdueshme të organizmave prestigjioze ndërkombëtare, inkurajohen vazhdimisht shtetet për ta rritur limitin e moshës minimale për përgjegjësi të tilla deri në 21 vjeç. 16 vjeçarët kanë të drejtën e privatësisë. Dëgjimi i dëshmisë së tyre në konflikt me ligjin bëhet me dyer të mbyllura dhe identiteti i tyre duhet të ruhet. Emri i 16 vjeçarëve duhet të mos jetë në rregjistrin e të dhënave penale deri në momentin që ai nuk ka mbushur moshën 18 vjeç etj.etj.
Janë të gjitha këto arsyet që 16 vjeçarët duhet t’i thonë « JO » të madhe këtij « propozimi » dëmësjellës dhe dashakeqës të Berishës. Këta gjashtëmbedhjetë vjeçar duhet të bëhen syçelët, sepse ky kryeministër që sundon sot vendin, për interesat e tij korruptive, antishqiptare dhe despotike, mund t’ua bëjë këtyre fëmijëve tanë më të zezë nga ç’e kanë bukurinë e moshës, ardhmërinë e tyre.
Keto jane brockullat e kryeministrit tone i cili vazhdimisht kerkon te sajoje ndonje gje per te terhequr vemendjen nga problemet e medha qe ka sot Shqiperia. Nuk eshte koha per tu marre me idiotizma te tilla , lereni te jetoje me delirin e tij deri ne 23 Qershor , dite kur do vije permbysja e madhe e Rilindjes shqiptare
Kot zgjateni me kete shashke te Saliut. Lereni te pellase dhe mos i ktheni asnje pergjigje per budallalleqet e tij. Me shume duhet diskutuar dhe tallur me ata qe mbeshtesin shashkat e tij si p.sh per Vasilin e LSI se sa per torollakun.Turp per ata qe e meshtesin. Neser te gjiha diskutimet e tyre duhet te botohen per ti treguar familjeve te tyre dhe miletit se kush jane.