Vota e Zezë?

redaktor

Profesori i Shkencave Politike, Dr. Shenasi Rama, mund të konsiderohet si nismëtari dhe mbështetësi më i flakët i asaj që njihet sot si “iniciativa e votës së bardhë”. Iniciativa “vota e bardhë” është një sipërmarrje përmes së cilës i kërkohet votuesit të dali në votime por të mos votojë asnjë alternativë politike, pra ta hedhi fletën e votimit të bardhë. Ky veprim mbështetet në arsyetimin se “vota e bardhë” është një votë proteste kundër klasës politike shqiptare dhe të gjithë partive politike që marrin pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit. Por duke qënë se kjo iniciativë është hedhur në tregun politik shqiptar nga një profesor shumë i nderuar i shkencave politike, kujtdo i lind e drejta për të ditur përafrimin teorik mbi të cilin bazohet iniciativa “vota e bardhë”. Si është arritur në përfundimin se “vota e bardhë” është lëvizja e duhur politike në kushtet aktuale të politikës shqiptare?

Ky shkrim argumenton se iniciativa “vota e bardhë” është produkt i një përqasje teorike që lidhet ngushtë me elitizmin dhe besimin se shoqëria shqiptarë tashmë është e ndarë në dy klasa: klasa sunduese dhe klasa e sunduar. Duke qëne se elita e pushtetit apo klasa sunduese në shqipëri është thuajse homogjene dhe i shërben interesave të pjestarëve të saj, Profesor Rama propozon iniciativën “vota e bardhë” si mjet proteste kundër elitës. Pra për votuesin të gjitha partitë janë njëlloj, ato janë pjesë e elitës, dhe votuesi nuk ka çfarë të zgjedhi në 23 qershor. Kështu që fleta e votimit ngelet e bardhë (“votë e bardhë”). Por ndryshe nga çfarë mendohet, “vota e bardhë është një shprehje e inatit, dëshpërimit dhe dështimit të mbështetësve në përgjithësi dhe të shoqërisë në veçanti, dhe impakti i saj, rrjedhimisht, ka për të qënë negativ.

Argumenti i mësipërm bëhet lehtësisht i kuptueshëm nëse analizojmë disa principe bazë të teorisë së elitës. Gaetano Mosca përdor termin “klasa sunduese” dhe e ndanë shoqërinë në dy grupe, në ata që sundojnë (klasa sunduese) dhe ata që sundohen (populli). Ashtu si edhe Mosca, C. Wright Mills mbështet të njëjtin përafrim, por në vend të përdorimit të frazës “klasa sunduese”, ai përdor frazën “elita e pushtetit”. Po ashtu, neo-Marksistët si Nikos Poulantzas ndjekin të njëjtën llogjik por fokusohen më shumë tek instrumentalizimi i aparatit të shtetit. Për këta neo-marksistë, aparati i shtetit është thjesht një instrument në duart e një klase të caktuar i cili përdoret për të avancuar interesat e kësaj klase.

Edhe siç mund të kuptohet, të gjithë ata që kanë studiuar sadopak shkencat politike mund të arrijnë të kuptojnë lehtësisht se përafrimi teorik i Profesor Ramës bazohet në teorinë e sipërpërmendur. Profesor Rama njihet nga lexuesi shqiptar si politologu i parë që ka përdorur në mënyrë akademike dhe të vazhdueshme tërmin “paria” ose “paria e Tiranës”, ose me thjesht, “të parët e Tiranës”, ata që përbëjnë ajkën e shoqërisë dhe që marrin pjesë në procese të vendim-marrjes politike. Ky term nuk është gjë tjetër por një përkthim shqiptar i termit të huazuar “elita” ose “elita e Tiranës”. Profesor Rama beson se shqipëria qeveriset nga një “pari” (elitë) e cila është në përgjithësi homogjene dhe i shërben interesave të pjestarëve të saj, pavarësisht nga përkatësia partiake apo “ideologjike”. Edhe pse ai nuk i mohon përplasjet “fatale” brenda llojit, “parisë”, Profesor Rama beson se kjo “pari” punon jo për interesat e shqiptarëve por për të zgjatur sundimin e saj dhe për të avancuar interesat e saj të ndërthurura, si politike ashtu edhe ekonomike.

Duke e parë se Profesor Rama e ndanë shoqërinë shqiptare në dy klasa—“paria” dhe populli i thjeshtë—është normale të pretendohet se të gjitha partitë politike nuk janë gjë tjetër por element përbërës të asaj që quhet “paria”, elita, ose klasa që sundon shqiptarët e thjeshtë. Si rrjedhojë, argumentojnë publikisht mbështetësit e “votës së bardhë”, votuesit shqiptarë në 23 qershor nuk kanë mundësi reale zgjedhje. Bazuar në këtë përqasje teorike, votuesit nuk mund të zgjedhin pasi të gjitha partitë janë njëlloj; ato janë element të së njëjtës “pari” dhe i shërbejnë interesave të “parisë” dhe jo të popullit. Si rrjedhojë, Profesor Rama dhe të tjerë i ofrojnë votuesit si zgjidhje “votën e bardhë”.

Edhe nëse do e konsideronim si realist këtë përafrim elitist të “votës së bardhë”, kushdo mund të pyes më të drejtë: Cila është zgjidhja që ofron “vota e bardhë”? Nëse egziston vërtetë një “pari”, elitë apo klasë sunduese, atherë si e dëmton “vota e bardhë “parinë”? Cili është procesi (mekanizmi) përmes së cilit “vota e bardhë” do të godasë keqazi “parinë”? A ka ndonjë alternativë tjetër përvec “votës së bardhë” që mund të rregullojë deri diku problemet me të cilat përballet sot politika shqiptare? Këto pyetje kanë nevojë për përgjigje nga ata që mbështesin “votën e bardhë”pasi një iniciativë nuk mund të ndërrmerret pa pasur një qëllim të caktuar dhe një plan të detajuar se si do të arrihet qëllimi.

Personalisht, unë nuk besoj tek “vota e bardhë”. “Vota e bardhë” është një votë dëshpërimi dhe dështimi për atë që e hedh dhe mbarë shoqërinë shqiptare. Është një votë dëshpërimi pasi ajo nuk jep shpresë se diçka mund të ndryshojë. Është një votë e pashpresë pasi votuesi nuk shikon të ardhme tjetër përvec një të ardhme të pashpresë. Dhe një votues i pashpresë i ngelet ngahera borxhli shoqërisë së tij, madje edhe pemës nga e cila u prodhua fleta e “votës së bardhë”. Vota e bardhë është gjithashtu një votë dështimi pasi ajo nxjerr në dritë dështimin e vërtetë të votuesit për tu përfaqësuar dhe influencuar procesin e politikë-bërjes. Dhe si rrjedhojë, “vota e bardhë” simbolizon dëshpërimin dhe dështimin e shoqërisë shqiptare.

Ndryshe nga Profesor Rama i cili beson në një përafrim elitist, unë besoj së politika shqiptare mund të shpjegohet shumë më mirë duke përdorur një përafrim pluralist. Unë besoj se Robert Dahl dhe Arthur Bentley kanë të drejtë në arsyetimin e tyre pluralist përmes së cilit politika nuk shihet si provincë e “parisë”, elitës apo klasës sunduese, POR ajo shihet si një arenë në të cilën grupime të ndryshme ideologjike dhe interesi përplasen me njëra tjetrën për të shpërndarë vlerat, resurse, dhe privilegje. Besoj tek David Easton kur e përkufizon politikën si një “shpërndarje autoritativë të vlerave të një shoqërie”.

Politika nuk është gjë tjetër por një pasqyrë e shoqërisë. Struktura e pushtetit nuk mund të shihet si monolite por si një strukturë e fragmentuar ashtu sic është në të vërtetë edhe vet shoqëria shqiptare. Nuk duhet të habitemi se kemi 60+ parti pasi kjo është normale për një shoqëri si e jona e cila përbëhet nga grupime të ndryshme, përfshirë këtu grupime ideologjike, etnike, fetare, krahinore, ekonomike, profesionale, etc. Dhe aq me keq, nuk duhet të habitemi në një shoqëri si e jona e cila, siç e shpreh shumë bukur edhe i madhi Fan Noli, është një shoqëri e dominuar nga anarkia fetare, sociale, morale, patriotike, dhe ajo e idealeve.

Nuk duhet të habitemi se kemi politikanë të korruptuar pasi korrupsionin mund ta gjeni kudo në shoqërinë tonë. Nuk mund të themi se kemi një politikë amorale pasi amoralizmin e gjejmë në çdo segment të shoqërisë sonë, në maninë për të korruptuar këdo dhe për çfardo që na sjell përfitime personale të pamerituara. Besoj se Edi Rama e ka kuptuar këtë më shumë se kushdo tjetër. Ai e ka kuptuar kur edhe pas masakrës së Gërdecit, shumë Gërdecarë dhe shqiptarë nuk nguruan të votonin për Sali Berishën dhe Fatmir Mediun. Rama e kuptoi shumë herë më mirë kur edhe pas masakrës së 21 janarit, jo vetëm fshatarët por edhe kryeqytetarët votuan për protagonistët e masakrës, për Sali Berishën, Ilir Metën, dhe Lulzim Bashën.

E vërteta është se iniciativa “vota e bardhë” u ndërmor si një reagim i fuqishëm kundër paktit PS-LSI në 1 prill nga ata që nuk mund ta pranonin bashkimin e PS-së thuajse “të pastër” me LSI-në e “pistë”. Ajo u ndërmor nga ata (më sakt, shumica dërrmuese e atyre) të cilët shikonin deri diku (jo absolutisht) një dritë shprese tek Edi Rama dhe PS-ja. Kjo tregon se, dashje pa dashje, “vota e bardhë”, si reagim përkundrejt aleancës PS-LSI, është një votë kundër Edi Ramës, POR jo kundër Metës apo Berishës. Berisha dhe Meta janë fituesit e mëdhenj dhe të vetmit nga iniciativa “vota e bardhë”. I vetmi politikan që dëmtohet nga “vota e bardhë” është Edi Rama. Kaq gjë DUHET të kuptohet nga të gjithë mbështetësit e “votës së bardhë”. “Vota e bardhë” nuk duhet të jetë një votë dëshpërimi dhe aq më keq një votë inati kundër Edi Ramës.

Personalisht kam qënë dhe jam  kundër aleancës PS-LSI për arsye strategjike, por jo për arsye morale. Unë nuk besoj se shoqëria shqiptare është aq puritane sa duhet t’i bëjë gjyq moral dhe politik Edi Ramës. Si mund ta gjykojmë moralisht Edi Ramën për marveshjen e 1 prillit kur ne akoma nuk kemi gjykuar veten tonë për mëkatet tona të njëpasnjëshme? Besoj se shumkush mbështetës i “votës së bardhë” e ndjenë thellë në ndërgjegje se Edi Rama, më shumë sesa një politikan i ndotur politikisht, është një viktimë e vetvetes, por mbi të gjitha ai është viktima e shoqërisë sonë e cila e ka të vështirë të bëjë purifikim të vetvetes apo të pranojë dikë të ndryshëm nga ajo. Dhe Rama bëri zgjidhjen nëse do të vazhdonte të ishte Rama apo të bëhej si ne. Ai e bëri zgjidhjen e tij, por i thonë një fjale popullore, “kur bën dasëm fukarai çahet daullja.” Dhe bazuar në ato çfarë theksova më sipër, “vota e bardhë” nuk ka për të qënë gjë tjetër por një votë inati, dëshpërimi, dhe dështimi, e cila do të prodhojë vetëm urrejtje, pesimizëm, dhe zhgënjim. Me pak fjalë, ajo ka për të qënë një “votë e zezë”.

Share This Article
10 Comments
  • SHenasi o te ka hedhur ndonje kocke berisha ose flet percart mbai bythet forte aty ku je ne amerik lena te qet se nuk duam mendje nga ty te na qorollisesh ment jo e lagu jo se lagu neqoftese ti do te ishe bur i mir duhej te beje nje thirie per ta ndeshkuar me vot kete regjim diktatorial dhe vrastar qe ka instaluar anti shqiptari sali berisha dhe lere teorin e votes se bardhe ne po na digjet mjekra ti thua dale te ndez pak cingarin i dashur profesor neqoftese nuk ke mundesi te na besh mir mos na bej keq

  • Tregoine nje histori andej nga anet tona.Disa barinje, lart ne bjeshke, kur u ngriten ne mengjes nuk e hapnin dot deren e stanit.Gjithe naten kishte rene bore dhe ishte bllokuar dera, ndersa delet ne vatha gati te mbuluara ne trashesine e bores. C’far te bejme, thote njeri.Nuk e hapim dot deren, ja pret tjetri pa u ngritur nga shtrati.Dhan e moren dhe ne fund vendosen sic propozoi ai me “trimi”, te futemi nen jorgan e te vdesim si burrat.Edhe sot e kesaj dite kur duam te tallim ose te denojme veprime ligeshtane, perdoret kjo ndodhi, hajt te vdesim si “burrat”! Te me fali Pr.Dr.Rama, por ne shqiptaret e vertete nuk duhet te shtrihemi para kesaj lengate politakanesh, por si cdo popull me kulture dhe vetedije kombetare duhet te behemi pjese e demokracise dhe me voten tone te percaktojme edhe politiat e politkberesit qe duhet te na udheheqin.Ndryshe ato ideale te dhjetorit, per te cilat ti dhe shoket tuaj luftuat do vdesin nen jorgan si burrat e cofte!!!!

  • Analize korrekte por jo largpamese, e aspak elitare, ja pse vota e bardhe eshte e vetmja zgjidhje, elitare per dreq, pra e veshtire per nje qualitet rural, si rrjedhoje instrument impotent; aq me teper qe nuk arrihet te spjegohet e pervehtesohet keshtu e hedhur ‘me parashute nga NY prej Shenasiut’, vone i dashur Shenasi, po sidoqofte ja argumentimin im:
    Vota e bardhe (nenkuptoj te shkruash nje mesazh qe te dy palet jane Moster, dhe teper gjate)
    ben gjene e vetme qe ka ne dore Elita e popullit: te mos jape nje dore per MosterRilindjen,
    t’u tregoje te dy Pale Mostrave se Elita e vertete shqiptare eshte ne opozite aktive me MosterParine dhe nuk behet pjese e rotacionit:Moster- Moster!
    Per me teper, ky votim elitar numurohet , pra shprehet qe eshte gati
    per te dale ne balle te ‘act now’; dhe kjo eshte ARSYEJA. Tani mendi o ELITE

  • Analiza eshtë e drejtë dhe teper profesionale!Por asaj i mungon konkludimi për ardhmerinë edhe pse ka një përfundim “prossimativ”, afatshkurter që vota e bardhë e propozuar shumë keq nga politologu shqiptar në SHBA,prof.Sh.Rama të kthehet në votë të zezë dhe të mos arrihet asnjë progres limitar,i cili edhe pse dritshkurtër,të shpartallojë partinë që ka pergjegjësitë e rënda për gjendjen irrituese të vendit dhe pjesës së madhe të Sovranit!Vota e bardhë i shërben gjithsesi pushtetmbajtësve në masën më të mirë dhe në perqindje të ulet partive të tjera që kërkojnë të marrrin pushtet,por që nuk japin garanci ndryshimesh të thella,të drejta dhe të ndershme!Në rastin më oportun fitoreje minimaliste(pasi mazhoritari Sovran propozohet të hedh fletë të bardhë) marrja e pushtetit nga partitë opozitare që për SH.Ramën janë e njëjta gjë,paria;nuk vlen sikurse nuk vlen edhe sikur paria drejtuese aktuale të ridal fituese,pasi Sovrani në shumicë ka mposhtur “parinë”me votën e bardhë…Ide teper irracionale e Sh.Ramës,pasi vota e bardhë edhe pse mund të mposht fituesin “de jure”,është një pavlerësi po “de jure”,pasi demokracia e sotme funksionon ligjerisht me fitues dhe humbës dhe kurrsesi me abstenim!Ndaj B.Prifti ka të drejtë për perfundimin ku të con irracionalisht vota e bardhë që domosdoshmërisht kthehet në votë të zeze!Por Sh.Rama ka të drejtë për percaktimin e saktë të votës së bardhë që edhe pse është indcicente,aspak dobiprurëse,mbetet një tregues mjegullor i rëndësishëm edhe pse nuk ligjëron asnje ndryshim!…Ketu mendoj se Sh.Rama ka arsye ti perafrohet filozofit të madh Hessel dhe të motivojë Lëvizje…që aktualisht është vepruese në rruzull me termin “Ocupy”.Dhe është pergjithsisht materjalizuar në Itali me M5S(Levizja 5 yjet)Ku Sovrani i “votës së bardhe”(të irrituaret)shpartalloi në zgjedhjet e fundit parlamentare dhjetrat e partive të qendrës,duke mos arritur menjëherë të shpartalloje dhe dy partitë “e parisë së Romës”,nëse parafrazojmë Sh.Ramën duke u shkaktuar edhe këtyre rrjedhje drastike.M5S u rreshtua si Lëvizje e vetme dhe doli si è tillë e para,pa mundur të krijojë ajo mazhorancën e duhur parlamentare!Tsunami Grillo,si quhet ka një objektiv:të zhduk partitë politike dhe primar të dal vërtet Sovrani me “revolucionin”Web,duke shkurtuar numurin e parlamentareve, shpenzimet e partive për fushata, gjer dhe rrogat e parlamentareve dhe për ti dhënë dinjitet Sovranit ku askush të mos probleme jetese dhe ushqimi,ku edhe të papunet në Itali të marrin 1 mijë euro në muaj,ku të vdes Njëshi partiak,të ketë Levizja vetem një arbitër brenda vetes;pasi kthehet në totalitar,dhe partite që keta Njesha drejtojne jane Banda korrupsioni dhe zyrat e tyre jane zyra kuadri punesimi vetem për militantet e dhunshëm dhe shpesh injorantë…Vota e bardhë e sovranit në Itali eshtë senderzuar në produktivitet (ende në fillime të saj)dhe nuk ka mbetur pa vlerë si è propozon keq politikisht Sh.Rama!Sepse mbetet fleta e bardhë një fletë e vdekur që drejt argumenton B.Prifti kontribuon në shumicë e rasteve të ruaj “statuqua”e pushtetmbajtësve?Zgjidhja Sovrani ende në Shqiperi i paangazhuar ne “Ocupy”,Levizje…qe pritet të vije si Tsunam dhe aty,duhet të zgjedh nga e keqja me e madhe me korrupsion dhe vrasje,të keqen më të vogel;rrotacionin, opoziten që detyrimisht nuk ka mundesite e duhura të permbys situaten tragjike,sepse te tillë e ka bërë “Paria” që drejton(banda)dhe duhet Sovrani të perfshihet në Levizje…..Kjo eshtë edhe dialektike,per të mos arritur të irrituarët(fletëbardhët e shumtë shqiptarë,si thotë filozofi italian Becchi,” të rrembehen armët”,kundër kësaj qeverisje shqiptare që deshiron fletbardhë në votime,pasi keq i ka bërë të gjitha,gjer dhe vrasjet…Duhet organizuar pas 23 qershorit Levizja…por me 23 qershor duhet votuar kunder qeverisjes aktuale,si è keqja më e vogël në këtë mizerje politike!

  • Ok Bardha. Vota bardhe eshte Elitaria e Popullit, dhe e vetmja proteste E Lirise.
    S’kam argument tjeter vec tandit, por du me bo praktik: Bardhe-vota eshte e vetmja qe ka ElitaPopullit. Eshte teper e bardhe, per t’u kuptu, te shohim sa eshte (ne numur) Elita e vertete shqiptare qe e kupton. Eshte vota- Bepe per ju qe s’jeni te bindur, miq!
    Ne jemi 100 vjet ma Italise, e dij, po se paku te kemi aq tru sa ta marrim nji gje te mire gati, me qe mbahemi per te mencem…mendojeni mire, mos boni strategun e Demonkracise
    QE e gjeni shpetimin te rotacioni Moster- Moster!
    Per ju z. Shinasi Rama:
    Me pelqeu qe thate mbreme: ‘une jam katundar …vota e bardhe eshte qytetare elitare’
    Pra: Jeni qytetar elitar, sot, dhe nje ze dinjitoz; presim me shume…edhe se vooone i dashur!

  • Ne Shqiperi vota e bardhe i sherben vetem Berishes!Imedjate eshte te latgohet Berisha,rrotacioni,opsioni opozite dhe per kete mire thote ambasadori amerikan:”Vepro tani!”Sh.Rama thote “provo të irrituaret”si numer..Kujt i duhet kjo?Berishes pasi demokracia funksionon me ligje qe duhen ndryshuar kur jane te keqia dhe i sherbejne KASTES,Parise qeverisese se opozita edhe pse me te meta,eshte me e mira,kur nuk ka ende Levizje Shqiptare 5 yjet qe nuk do te kete Njesha..Voto me 23 qershor vetem nr.29,PS per ta ngarkuar me pergjegjesi cdo beje per 300 dite,ndryshe vota rrezikohet dhe nese eshte e bardhe vazhdon Lufta Civile shperthyer nga Berisha për pushtet dhe pasuri!Nuk ka elite te mos kërkojë rrotacion!Fleta e bardhë vret ndryshimin e pjesshëm dhe lë në pushtet me mundesi shpëtimi vrasesin Berisha!..Duhet rrotacion në mungesë të Beppe!…

  • Z,Bledar H.Prifti.
    Se pari qe keta nuk jane ajka e Shqiperise,kjo dihet si per te majten dhe te djathten,Qe keta sot ne politike as kane pyetur,as po pyesin e as kane per te pyetur per kete popull,edhe kjo dihet si drita e diellit.Qellimi i tyre eshte ai qe ju po e dini mire,(qellimi final i kapitalizmit) nuk po ta zberthej me tej se e njohkerke mire filozofine e djeshme dhe te sotmen.
    Se dyti qe ka dhe nje ruge tjeter qe keta te “ajkes” Shqiptare te largohen nga grabitjet e pasurise njehere e mire edhe kete rruge ju e dini.Por mire eshte,qe si i kenduar qe qenkeni,jepini Shqiptareve,sa miliarda euro i kane vjedhur ketij populli? Sa prona,pasuri kane fshehur dhe do fshehin bankave te botes,tregoini Shqiptareve si u vune keto miliona e miliarda,pa pasur asnje bisnes,pa punuar asnjehere dhe pastaj na thuaj,vota e bardhe apo e zeze.
    Perse dhe per ke te votoj une,kur tokat e te pareve te mij,jane ndare me ligjin fashist-demokrat,nga keta qe ju doni ti quani “Ajka”? Per ke me thuani Ju dhe une te votoj,se do ti mar neser pronat e mija.
    Mos shkruani marina,lereni popullin te beje si te doje.Ne nje shtet fashist kemi pasur,nje despot ka qe ne 1992.Por rruga per te shkateruar kete “Ajke” eshte vetem nje; Pranvere arabe,konfiskim,ndeshkim dhe denim,secili qe ka grabitur,vrare,poshteruar,mashtruar nuk duhet ti shpetoje hakmarjes se ketij populli te sakatuar,te varferuar e te denigruar.Profesori i nderuar Shenasi Rama,ka zgjedhur rugen me te lehte,por te pa realizushme.

  • E çfarë nuk trillojnë njerëzit për ti shërbyer atij që u-hedh ndonjë kocke. Shumë teori thuren. Na duhet realiteti dhe ai thotë se e keqja nuk ikën vetë.

  • Cdo ndryshim fillon me formen me paqesore te mospajtimit. Qytetaret e kane per detyre jo vetem ndaj vetes por femijeve dhe breznive te ardhme qe te mos lejojne nje sistem te korruptuar kleptokratik.
    E kuptoj qe shume nga ata qe shkruaje ketu jane te majte e te lodhur nga Berisha, dhe duan ta heqin qafe, dhe per ta cdo kush qe nuk pajtohet me ata, perfshire ketu edhe autori e shume komentues, eshte gabim ose duhet vleresuar si i gabuar.
    Por ceshtja shtrohet qe Shqiperia ka nevoje per zgjidhje me te rendesishme, dhe sipas gjykimit tim as Berisha dhe as Edi Rama nuk jane ne gjendje e nuk mund te ofrojne keto zgjidhje pasi i sherbejne interesave te tjera.
    VOTA E BARDHE eshte shprehja e pare e organizuar dhe e legjitimuar e protestes ndaj sistemit, pjese e te cilit jane te dy partite kryesore e shume hijena qe vegjetojne nen hijet e tyre.
    Nuk e besoj se Prof. Shenasiu eshte aq optimist sa qe te prese qe te ndodhe ndonje ndryshim rrenjesor, por cdo veprim duhet te kete nje fillese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *