Vota kundër për “Srebrenicën”/ Rama: Si fillim pyesni veten ç’ne sot dhe me ç’rast? Pastaj do kuptoni se s’ishte rezolutë, por një lojë e ulët

Ornela

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter, pas reagimeve që shkaktoi rrëzimi i rezolutës për Srebrenicën në Parlament. Kreu i qeverisë thotë se si fillim duhet të ngrihet pyetja se përse po diskutohet për këtë rezolutë pikërisht sot dhe me ç’rast.

Po ashtu, sipas Ramës, bëhet fjalë për një lojë të ulët nga zoti Berisha të cilin e cilëson si “një i shpallur nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracisë.”

Ai thotë se ndjen keqardhje për ata që, sipas tij, s’e kanë idenë e “kësaj loje të ulët.”

“Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë.”

EDI RAMA NË TWITTER

Ata që hidhen përpjetë për gjoja dështimin e një rezolute mbi Srebrenicën në parlamentin shqiptar, si fillim duhet të pyesin po ç’ne kjo rezolutë sot,pse,me ç’rast?Pastaj duhet të informohen mbi tekstin në fjalë dhe në fund duhet ta mësojnë se ajo s’ishte rezolutë po lojë e ulët!

Lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracise, që njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviçit dhe që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t’u ringjallur nga varri i tij politik!

Keqardhje për ata që pa e pasur idenë fare të kësaj loje të ulët, ndjehet gabimisht të lënduar dhe neveri për ata që i shkojnë pas avazit të një të damkosuri si katran me bojë, po Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë!”

Më herët gjatë ditës së sotme, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sqaroi para mediave arsyet pse socialistët rrëzuan sot rezolutën për Srebrenicën. Sipas tij kjo nuk ka të bëjë me përmbajtjen, por sepse propozimi ka firmën e Sali Berishës.

Rezoluta për Srebrenicën u depozitua në Kuvend nga Tritan Shehu me firmat e deputetëve të Komisionit ë Rithemelimit. Por ky propozim u rrëzua me votat e shumicës socialiste.

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • Un nuk pyes fare nga te tilla pyetje
    Rezoluta u hodh ne vote dhe nuk kaloi
    Pyetja ime eshte pse nuk kaloi
    Nqs do kalonte pyetja do ishte pse u votua pro
    Pra tani duhet te na shpjegoni pse per ju nuk ishte gjenocid??
    Kete pyetje do beje edhe bosnja
    As e rruan kush sesi u pergatit apo kush e beri rezoluten
    Kjo ka nxjerr lakuriq qe politika jone e jashtme eshte nje me te serbise

  • Pse e mori kete inisiative Non Grata,kush ja kerkoi,ku dhe kur dhe per kur? dhe si mund te futet ne punimet e Parlamentit nese nuk eshte ne rendin e dites?.Pra te vihen pikat mbi I dhe te mos abuzojne llapaqenet e medias se kapur te Non Grates.Te rritet fuqia sqaruse dhe propaganduese e se drejtes dhe parimeve dhe te mos u lihet hapesire atyre që duhen te dorezojne mandatin e debutetit që kane marre damken “NON GRATA” nga USA,mbasi nuk mund te jene debutete te nje Populli pro AMERIKAN individet anti Amerikane.Ti kerkohet zones zgjedhore perkatese heqja e mandatit.

  • Kafsha Sali akoma luan rolin e shejtan budallait. Keta qe ngrene vetullat dhe hiqen si te indinjuar perse nuk njihet genocidi I serbeve, ose jane thjeshte idiote ose me e mundshmja eshte te jene plepaxhinjte e kadavres Sali Berisha. Saliu eshte pjese e genocidit te bosnjes dhe Kosoves me veprimtarine e hapur antishqiptare dhe si lake I millosheviçit, megjithese ASPAKU nuk ka asnje fije leter per ta dokumentar, ngaqe gjithe letren e kane perdorur per nevoja higjenike qe nga Plepat e deri te Lalzi.

  • Rezoluta per pranimin e gjenocidt ne Srebrenica te BeH do te duhej te ishte reshtimi kah popujt e civilizuar e pak ka rendesi kush e ka sponsorizu.Kush ju ndalon juve qe ta propozoni e ta votoni ju te PS.Ndoshta trashegimia e Miladin Popoviq ka lene me teper gjene ne qenien shqiptare se sa qe eshte menduar.

  • Rezoluta per pranimin e gjenocidit ne Srebrenica te BeH do te duhej te ishte reshtimi kah popujt e civilizuar e pak ka rendesi kush e ka sponsorizu.Kush ju ndalon juve qe ta propozoni e ta votoni ju te PS.Ndoshta trashegimia e Miladin Popoviq ka lene me teper gjene ne qenien shqiptare se sa qe eshte menduar.

  • Ja e pyeta veten, ç.ne sot dhe me ç’rast? Sigurisht nuk u jap dot pergjigje ketyre pyetjeve, sepse ma dha pergjigjen gati Kryeministri. Puna eshte se une kam nje pyetje tjeter:

    A ishte gjenocid Srebrenica? Nqs po, perse nuk miratohet nje rezolute me kete permbajtje? C’rendesi ka kush e ropozoi? Nqs jo, perse nuk e thoni shqip qe per mendimin tuaj Srebrenica nuk qe gjenocid?

    Politika shqiptare ka rene aq poshte saq per interesat e veta meskine mohon realitetin dhe mcifet mas gishtit te Saliut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *